Deputetja e Partisë Socialiste Kliotilda Ferhati deklaron se Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat do të hetojë çdo rast dhune të tejkaluar të Policisë së Shtetit gjatë prostatave të këtyre ditëve. E ftuar në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU Ferhati tha se kjo do ndodhë edhe me rastin e të rinjve, minorenë e por edhe të dy gazetarëve ndaj të cilëve është ushtruar dhunë.
-Një nga gabimet e Policisë këto ditë ka qenë arrestimi i dy gazetarëve.
-Sot Policia e Shtetit dhe Ministra e Brendshme kanë të gjitha mekanzimat administrativë nëpërmjet kontrollit të brendshëm si dhe të gjitha mundësitë ligjore për të hetuar rastin. Unë jam interesuar për të dy rastet dhe të dy këto raste janë raste që meritojnë një hetim të thelluar të organeve administrative hetimore. Ne mund të njihemi të indinjuar për çfarë dëgjojmë, por në fund të fundit shteti funksionon me fakte. “Perceptimet janë të lira, faktet janë të shenjta”, shkruan Oriana Fallaci. Dhe në Drejtësi në fakt, ky postulat qëndron. Në prizmin moral duhet të jenë shumë të kujdesshëm organet e policisë kur i zbatojnë detyrimet dhe të drejtat e veta.
-SHÇBA është duke hetuar këto dy raste?
-Unë gjykoj që të dy rastet meritojnë një hetim administrativ nga SHÇBA, dhe gjithashtu të zbatojë të gjitha praktikat për të hetuar. Mesa di unë, në SHÇBA në këto 4 vitet e fundit nuk ka kaluar asnjë ankesë e thjeshtë pa hetim. Mendoj që kjo çështje ka marrë gjithë vlerësimin e duhur. /Fjala.al/Ke.Ba