Greqia shtyn afatin e lejeve të qëndrimit, ç’duhet të dini

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Brendshme greke ka vendosur të shtyjë deri në datën 31 mars të vitit 2021, afatin e lejeve të qëndrimit që skadonin në datën 31 korrik të 2020-ës dhe lejet që skadonin ose do të skadojnë nga 1 gushti-31 marsi i 2021-shit do të shtyhen edhe për 8 muaj të tjerë nga dita e skadencës së tyre.

Lajmi bëhet publik prej burimeve të Top Channel në këtë ministri, të cilat sqarojnë se drafti ligjor u dërgua në parlamentin grek pasditen e së premtes dhe merr vlefshmëri që prej të hënës së ardhshme, më 21 dhjetor.

Ky vendim u jep një frymëmarrje lehtësuese mijëra emigrantëve që jetojnë në vend, shumica e tyre shqiptarë, të cilët rrezikonin të mos rinovonin lejet e qëndrimit, pasi qendrat e decentralizuara të Ministrisë së Brendshme ishin të mbyllura për shkak të pandemisë Covid-19.

Burime qeveritare greke thanë se po merren masa që edhe emigrantët që jetojnë në vend të trajtohen njësoj si vendasit jo vetëm nga ana financiare, por edhe përsa i përket pajisjes me dokumente, ndaj edhe për ta janë marrë masa lehtësuese për përballimin e efekteve të Covid-19.

Më herët, burime qeveritare i thanë Top Channel se po punohet për përgatitjen e disa drafteve ligjore që lehtësojnë në jetën e përditshme emigrantët, si dhe për krijimin e database-ve të posaçme për punonjësit sezonalë që mbërrijnë në vend, kryesisht për t’u punësuar në sektorin e bujqësisë.

Për përshtatjen e drafit ligjor po punohet ngushtë edhe me ekspertët shqiptarë të emigracionit, Fatos Malaj dhe Arminda Plangarica.

Përsa i përket punonjësve sezonalë, burimet sqaruan se të interesuarit duhet të zbatojnë me rigorozitet afatet e tyre të qëndrimit në vend dhe nëse nuk do të kryejnë rinovimin e kontratës së punës me punëdhënësin që i ka kontraktuar, pranë rajoneve të policisë në zonat që punojnë për shtyrje të tremujori që mundëson ky program, duhet të largohen nga vendi brenda afateve.

Lexo edhe :  Nga 1 janari 2025, profesionet e lira me më pak se 3 klientë tatohen si të punësuar

Në të kundërt rrezikojnë gjoba dhe penalitete të rënda, të cilat arrijnë deri në 1200 euro gjobë për këdo shkel afatin e qëndrimit në zonën Shengen.

Po ashtu, edhe përfaqësitë diplomatike shqiptare në Greqi kanë hapur sportelet e tyre dhe u mundësojnë emigrantëve shërbim edhe me dy turne, me qëllim pajisjen sa më të shpejtë të tyre me pasaporta dhe karta identiteti.

l.m/Fjala.al

Të fundit

Egnatia fiton dhe shkëputet në krye, zhgënjen Partizani/Barazim mes Bylisit dhe Elbasanit

Egnatia triumfoi me rezultatin 2-0 ndaj Partizanit, në supersfidën e javës së 25-të në Superligë. Fitore e merituar nga rrogozhinasit,...

Pse Donald Trump dëshiron çarmatim bërthamor në SHBA?

Në një ditë kur presidenti, një manjat i pasurive të paluajtshme, bëri lajme të ndryshimit të epokës për Ukrainën dhe tarifat globale, mezi dukej...

Roli i NATO-s në Kosovë, Osmani takon gjeneralin Cavoli

Presidentja Vjosa Osmani në Konferencën e Sigurisë në Munih, është takuar me komandantin suprem të Forcave Aleate për Evropë (SACEUR) në NATO, gjeneralin Christopher...

Erion Veliaj: Im bir, jetim me urdhër prokurori e vendim gjykate

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar sërish nga paraburgimi. Përmes një postimi në facebook Veliaj zbulon detaje nga seanca e vlerësimit të masës së...

Në Arabinë Saudite janë të sigurt: “Do të firmosim me Viniciusin”

Kushtet që Arabia Saudite po i ofron sulmuesit të Realit, Vinicius për ta tunduar tashmë janë te bujshme: 1 miliard euro për pesë sezone,...

Lajme të tjera

Web TV