Édith Piaf, këngëtarja e madhe franceze e kabareve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Édith Piaf u lind më 19 dhjetor 1915 dhe u nda nga jeta më 11 tetor 1963. E lindur si Édith Giovanna Gassion ajo ishte një këngëtare kabaresh franceze, tekstshkruese dhe aktore e cila u bë e njohur si këngëtarja e klubeve kombëtare e Francës si dhe një nga yjet më të mëdha ndërkombëtare të Francës. Muzika e saj shpesh ishte autobiografike dhe këngët e saj reflektonin jetën e saj. Ndër këngët e saj të njohura janë “La Vie en rose” (1946), “Non, je ne regrette rien” (1960), “Hymne à l’amour” (1949), “Milord” (1959), “La Foule” (1957), “l’Accordéoniste” (1955), dhe “Padam … Padam …” (1951).

Familja

Pavarësisht nga biografitë e shumta, shumë pjesë nga jeta Piaf janë të fshehura në mister. Ajo lindi si Édith Giovanna Gassion në Belleville, Paris. Gojëdhënat flasin se ajo ka lindur në një trotuar të rrugës Rue de Belleville 72, por certifikata e lindjes citon spitalin Hôpital Tenon, më 19 dhjetor 1915, i cili është pjesë e Belleville.

Jeta e hershme

Piaf është braktisur nga nëna që në lindje, dhe ajo ka jetuar për një kohë të shkurtër me gjyshen e saj nga ana e nënës, Emma (Aïcha). Kur babai i saj u rekrutua nga armata franceze në vitin 1916 për të luftuar në Luftën e Parë Botërore, ai e dërgoi atë  pranë nënës së tij, e cila drejtonte një bordello në Normandi. Atje, prostitutat ndihmonin të kujdesen për Piaf. Nga mosha tre deri në shtatë, pretendohet se Piaf ishte e verbër si pasojë e keratitis. Sipas njërit prej biografëve të saj, asaj i rikthehet shikimi pasi prostitutat e gjyshes së saj grumbulluan të holla për të shoqëruar atë në një pelegrinazh për nder të Shën Terezja e Lisjës. Piaf pretendonte se ky ishte rezultat i një shërimi të mrekullueshëm.

Lexo edhe :  Aurela Gaçe “ndryshon” karrierë, nga muzika kalon në moderim

Karriera si këngëtare

Në vitin 1935, Piaf u zbulua në zonën Pigalle të Parisit nga pronari i klubit të natës Louis Leplée, klubi i të cilit Le Gerny në Champs-Élysées ishte i frekuentuar nga klasa e ulët edhe nga klasa e lartë. Ai e bindi atë për të kënduar, pavarësisht nervozizmit saj ekstrem, e cila, e kombinuara me lartësinë e saj prej vetëm 142 centimetra (4 ft 8 in),e frymëzoj atë për ti dhënë asaj pseudonimin që do të qëndronte me të për pjesën tjetër të jetës së saj dhe të shërbejë si emri i saj në skenë, La Môme Piaf Leplée i mësoi asaj bazat e paraqitjes skenike dhe i tha asaj të veshë një fustan të zi, i cili u bë veshja e saj markë. Më vonë, ajo gjithmonë do të shfaqet në të zezë.

Të fundit

“Po xhiroja klipin kur mësova lajmin tronditës”/ Ervisi tregon mes lotësh humbjen e nënës

Këngëtari i njohur i muzikës popullore, Ervis Behari, ka treguar në “S’e Luan Topi” momentin tronditës kur ka humbur...

Mbërrin i ftohti polar, ja si parashikohet moti për javën që vjen

Reshjet e shiut dhe borës që kanë përfshirë vendin këtë të diel do të spostohen drejt jugut shoqëruar me reshje intensive shiu dhe bore. Meteorologia...

“Vëllai im u përdor për të më goditur mua”/ Rama: Drejtësia doli me prova

“Xibraka” ishte një nga çështjet më të përfolura gjatë ditëve të fundit që kur SPAK-u shpalli përfundimin e hetimeve që Olsi Rama, vëllai i...

Katolikët, besimtarët më të devotshëm në Shqipëri

Nga Eduard Zaloshnja  Vetëm 11.5% e banorëve të rritur të Shqipërisë kanë prejardhje familjare tradicionale katolike, por ata janë besimtarët më të devotshëm! Kështu rezultoi...

“Hajde dalim në shesh të burrave”, Berisha sfidon Ramën në debat televiziv

Kreu i PD Sali Berisha, gjatë fjalës së tij para simpatizantëve në Lezhë ka ftuar kryeministrin Edi Rama në debat televiziv. Berisha sfidoi Ramën që...

Lajme të tjera

Web TV