“Pray for Turkey”, ndeshja Tirana-Luftëtari fillon ndryshe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Takimi midis Tiranës dhe Luftëtarit ka nisur pak ndryshe këtë herë. Të dyja skuadrat kanë dalë në fushë me një banderolë të madhe ku shkruhet “Pray for Turkey”, që në shqip do të thotë “Lutuni për Turqinë”.

Kjo ngjarje ka ardhur pas tërmetit shkatërrimtar me magnitudë 6.5 të 24 janarit të këtij viti që goditi Turqinë dhe nga ku humbën jetën 35 persona, si dhe janë lënduar me dhjetëra të tjerë.

Tërmeti i së premtes në mbrëmje rezultoi të kishte dëme të shumta edhe nga ana materiale, ku u shkatërruan me mijëra banesa.

Ndërkohë, duket se shqiptarët nuk e kanë harruar ndihmën e Turqisë pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit që shkoi për vendin tonë dhe këtë e kanë treguar edhe në fushim e futbollit.

Momentalisht në stadiumin Selman Stërmasi është duke u luajtur ndeshja midis Tiranës dhe Luftëtarit, takim ky i vlefshëm për javën e 19-të të Kategorisë Superiore./Fjala.al/Katerina Tafa/

Të fundit

Rama: Arkitektët që shkelin lejet e ndërtimit, humbasin licencën

“Në legjislacion do të forcohet roli i arkitektit dhe përgjegjësia e arkitektit, siç e ka gjithë bota. Arkitekt që...

Ndërtimet pa leje në Theth, Fevziu: S’ka shans që dikush të ndërtojë pa e ditur policia

Gazetari Blendi Fevziu ka komentuar me tone të ashpra aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje ka nisur së fundmi në Theth. Në nisje të emisionit...

Ndërtimet pa leje në Theth, Rama: Vepër e rëndë penale

Rama: Është bërë një pikë qendrore e diskutimeve ajo që ka ndodhur në Theth ku gjatë periudhës e zgjedhjeve, ka pasur një bum ndërtimesh...

Epoka e dronëve pa pilot, revolucioni i mbrojtjes amerikane

Kreu i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara, Pete Hegseth, ka njoftuar fillimin e një epoke të re në fushën e luftës me dronë pa...

Tmerri i ri në Tiranë… parkimi dysh

Nga Leonard Veizi Duhet të jesh polic që të kuptosh çfarë do të thotë një polic. Dhe jo, kjo nuk është si ato barcaletat me...

Lajme të tjera

Web TV