Masa të reja javën e ardhshme, ja çfarë kërkon Britania e Madhe për udhëtarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të gjithë udhëtarët ndërkombëtarë së shpejti do të duhen të kenë teste negative të koronavirusit për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar.

Njerëzit që mbërrijnë me aeroplan, tren ose anije, përfshirë shtetasit e Mbretërisë së Bashkuar, do të duhet të testohen deri në 72 orë përpara se të largohen nga vendi ku janë.

Sekretari britanik i Transportit, Grant Shapps, tha se udhëtarët “nuk do të mund të udhëtojnë pa pasur testin negativ”.

Shapps tha se qeveria “është shumë e etur” për këto masa, për shkak të një varianti të ri të koronavirusit, të indetifikuar në Afrikën e Jugut.

Masat e reja pritet të hyjnë në fuqi në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar javën e ardhshme.

Mbretëria e Bashkuar është vendi më i prekur në Evropë nga koronavirusi, me mbi 2.8 milionë të infektuar dhe mbi 78,000 viktima.

Kryeministri britanik, Boris Johnson, është zotuar se, nga 15 janari, në Angli do të jepen “qindra-mijëra vaksina” në ditë.

Mbretëria e Bashkuar e ka nisur procesin e imunizimit kundër koronavirusit më 8 dhjetor./rel/

Të fundit

Veliaj vizitë dy ditore në Paris, pritet nga kryetarja e Bashkisë, Anne Hidalgo

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj niset sot drejt Parisit, ku do të pritet në një takim të...

Aksident i frikshëm në Tiranë/ Furgoni i mallrave përmbyset në mes të rrugës

Një aksident ka ndodhur këtë të premte në Unazën Lindore në Tiranë ku një furgon mallrash është përplasur me makinë. Siç shihet dhe nga pamjet,...

Ngjela plas deklaratën, zbulon tre pushtetarët shqiptarë me 1 miliardë dollarë pasuri

I ftuar në “Breaking”, Spartak Ngjela tregon se është i informuar se tre pushtetarë të lartë shqiptarë kanë nga 1 miliardë dollarë në bankat...

Cameron: Ukraina ka të drejtë të godasë Rusinë duke përdorur armët tona

Cameron ishte në Kiev ditën e djeshem, ku premtoi 3 miliardë paund ndihmë ushtarake vjetore për Ukrainën për aq sa kohë sa të ishte...

Ministri Manja: Kodi i ri Penal është i domosdoshëm, me kërkesë të Brukselit

“Forcimi i bashkëpunimit institucional brenda dhe jashtë vendit, mbetet fokusi kryesor”, kështu u shpreh ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ndërsa kërkoi më shumë angazhim...

Lajme të tjera

Web TV