Kush është mjekja që do të vaksinohet e para në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka pohuar se do të jetë mes personave të parë që do të vaksinohet në Shqipëri për Covid 19, por ai ka zbuluar se e para që do ta nisë këtë proces do të jetë mjekja e njohur e Infektivit Najada Çomo.

Duke parë se janë disa personaK, mes tyre edhe unë dhe që kam respekt për gratë, e para do të jetë doktoresha Najada Çomo. Më pas mund të jem unë, ose dhe mjeku me përvojë Tritan Kalo“, – u shpreh Rama.

Rama ka deklaruar se fushata e vaksinimit do të nisë me 975 dozat e para që janë marrë nga një vend mik i BE-së, i cili sipas tij pritet që të dhurojë dhe 2 mijë doza të tjera në ditët në vijim.

Rama ndër të tjera ka theksuar se vaksina nuk është e detyrueshme dhe asnjë nuk do të ketë asnjë penalizim për ata që nuk do e bëjnë.

Ai ka theksuar se nga fillimi i javës tjetër, pritet që të merren dhe mbi 10 mijë vaksinat e para të Covid, ku një pjesë të dozave do i dërgohet Kosovës për mjekët e spitalit Infektiv.

Ndër të tjera, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu është shprehur se procesi në Shqipëri do të nisë me rreth 1 mijë punonjës të bluzave të bardha që do të vaksinohen.

Pas kësaj kategorie, do të vaksinohen të moshuarit mbi 75 vjeç dhe personat me sëmundje kronike. Vaksinimi do të nisë sot në orën 15:00 në ambientet e ish-stadiumit kombëtar “Qemal Stafa” tashmë të rikonstruktuar.

Të fundit

Kush i humbi zgjedhjet? Askush, si gjithmonë

Nga Enton Spahiu Pas çdo zgjedhjeje, njëra palë feston, tjetra reflekton. Në teori. Sepse në praktikën shqiptare, veçanërisht atë të...

“Këta dhe ditëlindjet me 5-sa i kanë!”/ Demokratët suprizojnë Gjekmarkajn për 51-vjetorin

Teksa procesi i numërimit të votave të diasporës po zhvillohet në Parkun Olimpik, atmosfera u zbut për disa çaste kur deputeti Agron Gjekmarkaj u...

“Washington Post”: Turistët amerikanë zgjedhin Shqipërinë midis vendeve evropiane

Turistët amerikanë po përgatiten për një verë të kushtueshme – duke i përshtatur pushimet e tyre në përputhje me rrethanat, shkruan Natalie B. Compton...

“Iu luta me dorë në zemër, mos me Nokën”/ Dash Sula tregon përplasjen me Berishën!

Dash Sula, ka rrëfyer një moment të rëndësishëm që, sipas tij, mund të kishte ndryshuar rrjedhën e zhvillimeve brenda PD-së. "Unë i jam drejtuar me...

Votat e Diasporës, PS pranë përmbysjes së rezultatit në bastionin historik të demokratëve

Procesi i numërimit të votave të Diasporës vijon, me theks të veçantë te ato të ardhura nga Greqia. Deri më tani, Partia Socialiste ka...

Lajme të tjera

Web TV