U vaksinuan me dozën e Pfizer/ 33 të moshuar humbën jetën në Norvegji, autoritetet: Ja si qëndron situata

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vdekja e 33 të moshuarve norvegjez nuk kishte lidhje me vaksinën Pfizer/ BioNTech, ka deklaruar Autoriteti i Shëndetit Publik Norvegjez. Në një raport ata rekomanduan një vlerësim mjekësor para vaksinimit të të moshuarve, sidomos të atyre të cilët ishin të dobët fizikisht.

Që nga fillimi i fushatës së vaksinimit në fund të dhjetorit, vendi skandinav ka regjistruar 33 vdekje të personave të moshuar që morën një dozë të parë. Midis 13 rasteve të studiuara më nga afër deri më tani, “të gjithë këta janë njerëz që ishin shumë të moshuar, të dobët dhe vuanin nga sëmundje të rënda”, tha drejtoresha e autoritetit të shëndetit publik norvegjez, Camilla Stoltenberg.

“Gjëja më e rëndësishme është të kujtojmë se zakonisht 45 njerëz vdesin çdo ditë në institucione mjekësore në Norvegji. Kështu që nuk është vërtetuar se ka vdekshmëri të tepërt ose që ajo ka të bëjë me vaksinat.”

Megjithatë Norvegjia ka përsëritur ditët e fundit rekomandimin e saj për një vlerësim mjekësor para se vaksina të injektohet tek një person shumë i brishtë ose që vdes, siç është tashmë rasti në vendet e tjera.

Autoriteti norvegjez i ilaçeve ngriti shqetësime në fund të javës së kaluar duke pretenduar se efektet anësore të vaksinave, të tilla si ethet dhe të përzierat, mund të “kenë kontribuar në një rezultat fatal në disa pacientë të sëmurë” në vend. Disa vende kanë raportuar vdekje pas vaksinimit, por autoritetet shëndetësore besojnë se nuk mund të bëhet asnjë lidhje me vaksinën. Pfizer dhe BioNTech thanë të hënën se ata “do të punojnë me agjencinë norvegjeze të barnave për të mbledhur të gjitha informacionet përkatëse”, duke kujtuar se fushata norvegjeze e vaksinimit filloi me të moshuarit që jetojnë në institucionet mjekësore. “Shumica e tyre janë shumë të moshuar me sëmundje dhe disa janë të sëmurë rëndë”, tha Pfizer. Sipas të dhënave të fundit më shumë se 48,000 njerëz janë vaksinuar në Norvegji, nga një popullsi prej 5.4 milion.

Të fundit

Shurupi magjik i kollës me shegë dhe mjaltë, si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dobëson mekanizmat mbrojtës...

Çiftet e reja po bëjnë më pak fëmijë, avokatja zbulon tre faktorët kryesorë

Statistikat tregojnë se numri i lindshmërive në vendin tonë ka pësuar një rënie. Kjo vjen për një sërë faktorësh përfshirë këtu edhe frikën që...

Përplasen serbët në veri, qytetarët mbajnë heshtje për viktimat e “korrupsionit të Vuçiç”

Dhjetëra studentë dhe qytetarë serbë kanë marrë pjesë në tubimin “15 minuta heshtje” para përmendores së “Princ Llazarit” në veri të Mitrovicës. Ky aksion ndërmerret...

Trump dëshiron Groenlandën, danezët mbledhin 200 mijë firma të “blejnë” Kaliforninë

Një peticion  online po shtyn  Danimarkën të marrë kontrollin e Kalifornisë dhe “të sjellë korsitë e biçikletave në Beverly Hills”. Fushata vjen pasi presidenti...

Numër i dedikuar për ankesat/ Siguria ushqimore testi që Shqipëria duhet të kalojë

Siguria ushqimore është testi  i radhës që Shqipëria duhet të kalojë... kjo si përpjekje për të fituar besimin e konsumatorëve e njëherazi për të...

Lajme të tjera

Web TV