Hapja e negociatave, në mars? Pse ndryshoi qëndrimi i BE-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kancelarja gjermane Angela Merkel premton hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Merkel: “Duam që në mars të ketë një dakordësim për negociatat”. Çfarë pritet të ndodhë në javët në vijim dhe tërheqja e Presidentit francez Makron nga vetoja e tij për të mos lejuar zgjerimin e BE-së. Politika shqiptare “e dënuar” për të bashkëpunuar për reformën zgjedhore dhe të drejtësisë.

Nga Sebi Alla

Kryeministri Edi Rama u nis për në Berlin me një faturë të rëndë në xhep. Rreth 1 miliard dollarë për rindërtimin e pasojave të tërmetit tragjik të 26 nëntorit të vitit të kaluar, por duket se do të kthehet me më shumë nga sa kërkoi, jo në vlerë monetare, por me premtimin se në mars do të diskutohet për hapjen e negociatave me BE-në të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Kjo është theksuar dje nga Kancelarja Angela Merkel, në takimin që pati me kreun e qeverisë shqiptare Edi Rama. Po ashtu ka edhe një pyetje që vlen 1 miliard dollarë… -A do të tërhiqet Presidenti i Francës Emanuel Makron nga vendosmëria për të bllokuar integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, deri në ristrukturimin e vetë BE-së? Situata ka ndryshuar në korridoret e Brukselit zyrtar pas zgjedhjeve të drejtuesve të rinj, që u konfirmua edhe me deklaratën e djeshme e Kancelares Merkel tregon tjetër qasje për të dy vendet e Ballkanit. “Ka një rëndësi qendrore për Shqipërinë dhe Gjermania i përmbahet perspektivës së Shqipërisë në BE. Ne duam që këto shtete të përafrohen në BE. Duam që në mars të ketë një dakordësim për negociatat. Të dyja vendet (shën. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut) kanë suksese të konsiderueshme dhe janë regjistruar nga KiE”, – tha Kancelarja gjermane Angela Merkel. Pas dhënies së këtij lajmi, ajo ka shtuar me tej edhe motivet që kanë bindur pjesën më të madhe të vendeve të BE-së për këtë iniciativë. “E ardhmja e Shqipërisë është në BE. Ai që e sheh mirë hartën Shqipëria në BE është mirë për të gjithë. Komisioni i ri Evropian thekson edhe dimensionin gjeopolitik dhe kjo i jep më shumë shanse zgjerimit”, – mbajti qëndrim Merkel. Ajo gjithashtu u ndal edhe mbi pasojat e tërmetit në Shqipëri, duke shprehur angazhimin se Gjermania do të jetë një nga donatorët e rëndësishëm për ringritjen e vendit pas tragjedisë së 26 nëntorit. “Dua t’ju falënderoj për solidaritetin që keni treguar që në sekondën e parë dhe interesimin tuaj, si dhe përfshirjen e strukturave tuaja në procesin e shpëtimit. Roli juaj ka qenë i jashtëzakonshëm në hapjen e një kapitulli të ri bashkëpunimi në procesin e Berlinit, që ka nevojë për tu çuar më tutje. Në fund dua të shpreh konsideratën për mënyrën se si ka nisur puna e Komisionit të ri Evropian. Një dimension më i qartë edhe i gjerë politik, përveçse tradicional, teknik të Komisionit do të jetë një ndihmë e madhe për ne dhe të gjitha rajonin”, – tha Kryeministri Rama në konferencën e përbashkët me Merkel.

Një qasje e re në pak muaj

Një dështim i përmasave gati tragjike për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ishte vendimi i tetorit të kaluar ku me ndikimin e drejtpërdrejtë të Francës, por edhe Holandës dhe Belgjikës, u vendos që të mos hapeshin negociatat për të dyja vendet ballkanike. Në Maqedoni shkaktoi tronditje të vërtetë ku Kryeministri Zoran Zev dha dorëheqjen për ta çuar vendin në zgjedhje të parakohshme, të cilat pritet të mbahen në muajin prill të këtij viti. Në vendin tonë u “justifikua” shumë më lehtë, ku kryeministri Edi Rama moshapjen e negociatave nuk e lidhi me dështimin e vendit tonë në plotësimin e kushteve, por në ristrukturimin e vetë BE-së dhe këmbënguljes së presidentit francez për një ridimensionim të ri të BE-së. Kjo në fakt ndodhi, por dimensionimi i ri në Bruksel duket se solli rrymat që janë pro zgjerimit dhe jo mbylljes. Koniunkturat e brendshme aktuale janë në favorin tonë, aq sa tashmë ka një shpresë serioze se Shqipëria do të marrë hapjen e negociatave që në muajin mars. Shenjat se ka një ndryshim kursi për zgjerimin e BE-së u dhanë katër ditë më parë nga Presidenti i Këshillit Evropian, Sharl Mishel. “Sot kam një mesazh të qartë. Sot nuk kemi një qëndrim unanim, por do të punojmë në javët në vijim për të diskutuar. Ka një unanimitet lidhur me një pikë, që është ambicia e përbashkët e 28 vendeve që mendojnë se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE”, – theksoi ai. Presidenti i Këshillit Evropian tha se strategjia që duhet ndjekur ka tre shtylla; Domosdoshmëria që krerët e qeverive të bien dakord se cilat do të jenë reformat për zgjerimin; Komisioni Evropian para verës ti propozoi Këshillit hapjen e negociatave dhe; Thirrja për të mobilizuar tryezën e Bashkimit Evropian për një pakt rritjesh investimesh. “Ne pohojmë se fati i këtij vendi dhe Ballkanit Perëndimor duhet të jetë i kthyer nga BE. Duhet angazhim, për të vijuar përpjekjet me luftën kundër krimit të organizuar, reformat. Ne na takon që të ecim përpara muajt e ardhshëm me këtë ambicie. E rëndësishme që të afirmojmë lidershipin politik. Të kryejmë hapa përpara”, – u shpreh Mishel.

Lexo edhe :  Bashkia e Tiranës jep 1200 kredi të buta për familjet dhe çiftet e reja

Politika shqiptare, e dënuar për bashkëpunim

Dy “gëzime” në një ditë të ardhura nga Berlini zyrtar janë shumë për Shqipërinë, e cila në vitin e fundit njeh vetëm konfliktualitet politik, mungesën e institucioneve të drejtësisë, pasojat e tërmetit tragjik dhe refuzimin për të marrë hapjen e negociatave me BE-në. Po çfarë ka ndryshuar në një kohë të shkurtër? Të lodhur me konfliktet e shumta që ka Shqipëria, BE dhe SHBA u investuan që me imponim të dukshëm palët politike të uleshin në bisedime, për të realizuar ato reforma të mbetura pezull. Pa shumë bujë, palët politike u gjetën në tryezën e bisedimeve, ku publikut i ofruan një draft marrëveshjeje që lidhet specifikisht me reformën zgjedhore. Opozita jashtë parlamentare dërgoi dy përfaqësuesit e saj Oerd Bylykbashi në PD dhe Petrit Vasili nga LSI, ndërsa mazhoranca solli Damian Gjiknurin dhe opozita parlamentare Rudina Hajdarin. Një “kolor” i plotësuar, që në fund solli zotimin për bashkëpunimin për reformën zgjedhore që në fund do të miratohet me dakordësinë e partive kryesore politike. Dukej që kjo marrëveshje ishte e imponuar për të gjitha palët dhe ndikuesit ishin SHBA dhe BE. Vetë partitë kanë nisur kalkulimet të cilat duhet të kapërcejnë interesat e ngushta politike, pasi një marrëveshje e tyre, mund të jetë shtysë për çështjen e hapjes së negociatave me BE-në dhe integrimin e mëtejshëm të vendit. Nga ana tjetër, qëndrojnë edhe nëntë pikat e vendosura nga Bundestagu Gjerman si kusht për vendim tonë, të cilat janë; hartimi i reformës së re zgjedhore, dënimi i krimit elektoral, ngritja e institucioneve të reja të drejtësisë, veçanërisht Gjykatës Kushtetuese dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Nga këto nëntë pika, vetëm njëra që lidhet me hartimin e reformës zgjedhore është thuajse drejt fundit, ndërsa krijimi i institucioneve të reja të drejtësisë vijon plotësimin, por ende mbahet pezull nga mungesa e Gjykatës Kushtetuese. SPAK me funksionimin e saj është një formë për të treguar se drejtësia e re ka nisur të japë rezultatet e para, por është shumë pak para kërkesës kryesore që lidhet me faktet konkretet të luftës kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe dënimit të krimit elektoral./Fjala.al

Të fundit

Nga luhatjet hormonale te rënia e imunitetit, çfarë i ndodh trupit tuaj gjatë festave

Pas imazheve ëndërrimtare të dekorimeve të Krishtlindjeve dhe eventeve festive, shpesh gjenden ëmbëlsirat e panumërta, gotat me verë të...

Destinacionet perfekte nëse doni atmosferë KRISHTLINDJESH

Atmosfera e Krishtlindjes po fillon të ndihet kudo, por askund më mirë se në markatat festive nuk mund të përjetohet më bukur. Markata apo tregu...

Kuvendi pritet të miratojë ligjin për vitet e humbura të punës, ja kush përfiton

Në vitin e ardhshëm pritet të zyrtarizohet nisma ligjore, e cila njeh vitet e punës që nuk dokumentohen, për qëllime pensioni. Projektligji u miratua...

Shqipëria mbyll TikTok, eksperti:Ja mënyrat që do të përdoren për të pasur aplikacionin

Tomi Kallanxhi, ekspert IT, në një emision televiziv, ndërsa e konsideroi si show vendimin e Kryeministrit. Në vijim, Kallanxhi tregoi disa nga mënyrat që mund...

“Ka që prej 1968-ës në politikë dhe ka bllokuar PD”, Basha shpërthen ashpër për Berishën

Ish-kryedemokrati Lulzim Basha, në një intervistë në “2984” të komedianit Albano Bogdo, ka komentuar situatën politike në vend, por edhe situatën në PD. I pyetur...

Lajme të tjera

Web TV