“Vendimi që më shpëtoi jetën”/ Këngëtari flet për herë të parë për incidentin që i kushtoi rëndë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këngëtari italian Nek ka treguar për herë të parë për aksidentin që ndodhi në nëntorin e vitit të kaluar, kur preu dorën me një sharrë rrethore, në një moment shpërqendrimi.

“Nëse do të kisha qëndruar më shumë sesa duhej në shtëpinë time në vend, duke pritur për ndihmë, në rastin më të keq do të kisha pasur hemorragji deri në vdekje, në rastin më të mirë do të kisha humbur ndjenjat. Në vend të kësaj, me gjakftohtësi mora makinën për të shkuar tek urgjenca e spitalit Sassuolo”, tha ai në emisionin “Verissimo”, duke treguar për herë të parë momente që rrezikuan të ndryshonin gjithçka, përgjithmonë.

“Të gjithë gishtat ishin dëmtuar, por në veçanti, gishti i unazës pothuajse iku i gjithi dhe gishti i mesit ishte në gjysmë të rrugës, por pas më shumë se 11 orësh operacion ata arritën të ma shpëtonin dorën”.

Nek tregon se ditët në spital ditë të vështira, ndërsa pranon se nuk mund t’i mbante ndjenjat dhe ka qarë disa herë.

“Ndjehem si fëmijë, sepse rifitoj ca lëvizshmëri të dorës çdo ditë. Kam akoma momente dëshpërimi, sidomos në mëngjes, sepse rifillimi i funksionimit të dorës është shumë i bezdisshëm dhe pastaj, për mua që nuk kam durim, është një sprovë edhe më e vështirë. Po të mos e kisha pasur familjen pranë do të kisha rënë në depresion, do të kishte qenë më e komplikuar”, tregon ai.

Ai pohon se kjo ngjarje e bëri të vlerësonte çdo ditë sikur të ishte e para.

Të fundit

Shembet masivi i kromit në Klos, merr para fadromën bashkë me shoferin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e njohur Qafë Burrel ku një masiv minerali që grumbullohej nga...

Tensionet rriten në Pallatin Mbretëror, Charles i acaruar dhe i lënduar nga Harry

Kriza mes Mbretit Charles dhe Princit Harry po thellohet, me burime pranë pallatit që raportojnë për irritim dhe zhgënjim të monarkut ndaj të birit....

Berisha të hënën në SPAK, Noka mobilizon strukturat: “Të gjithë para selisë së skapit”

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të paraqitet të hënën, në orën 08:30, në SPAK. Për këtë arsye, Partia Demokratike nëpërmjet Flamur Nokës u...

Vuçiç ndërpret vizitën në SHBA, shtrohet në spital në Serbi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është shtruar në Spitalin Ushtarak në Beograd më 3 maj, raportojnë mediat në Beograd. Paraprakisht, Vuçiç ishte sëmurë gjatë vizitës...

Plagosja e 5 personave në Laç, gjendet arma e krimit! Ishte hedhur në një pellg…

Pistoleta të cilin autori përdori për të qëlluar ndaj pesë personave në Laç është gjetur nga policia. Arma e zjarrit u gjet e hedhur në...

Lajme të tjera

Web TV