Rama sulmon Metën: Si t’ia thuash arabëve që nuk e kemi mirë nga trutë e kokës Presidentin e Republikës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama sulmoi në një takim me qytetarët e Tiranës presidentin Ilir Meta. Sipas tij, presidenti është bërë pengesë e një sërë investimesh publike, për qëllime politike.

Kryeministri tha se Meta ka bllokuar një projekt për lumin e Lanës.

Po ashtu ai shtoi se rruga në lotin e Selenicës do të nisë së shpejti.

“Po thoshte Erjoni për presidentin që futet për këto historitë e punëve që nuk ka lidhje fare me të. Arrin deri aty sa të bllokojë projekt për Lanën. Ashtu siç bëri me Vlorën, një çmenduri. Si t’ia shpjegosh arabëve. Ne kishim marrë nga fondi saudit një kredi të butë për të bërë rrugën që kalon në Selenicë, e vonuam, nuk do ta harxhoj për këtë pjesë sepse ajo pjesë dilte me kosto shumë të madhe dhe ne donim të rishikonim projektin dhe ta kalonim tek rruga e Radhimës. Çfarë i duhet fondit saudit që ti nuk e investon tek Mine Peza, por tek Myslym shyri, ne donim të fillonim punën por e bllokon Ilir Meta, e kthen në politikë: juve të Selenicës po ua heq qeveria, Edi Rama, bëhet dhe mbrojtësi i komunitetit me demek atje, sepse kujtojnë se njerëzit janë budallenj që hanë këto politika. Rruga që përfshin lotin e Selenicës do të nisë shpejt, është gjetur financimi dhe do të fillojë shumë shpejt.  Por kush fitoi këtu? Këtu humbën ata që presin investimin dhe mbi të gjitha u bë qesharak vetë shteti, sepse të vjen zor t’i thuash arabëve që ne nuk e kemi mirë nga trutë e kokës Presidentin e Republikës”, tha Rama.

Të fundit

Kanabisi mjekësor, përplasje PD-Qeveri

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se opozita do të kundërshtojë ligjin për përdorimin e kanabisit, që...

Greqia shton presionin: Integrimi i Shqipërisë sipas kushteve tona

Athina vendos kushte të qarta për mbështetjen ndaj Tiranës zyrtare në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Respektimi i të drejtave të pakicës greke,...

Beqarët duhet të jenë më të hapur ndaj mundësive të reja…çfarë thonë yjet për ju sot

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, do të kaloni mirë nëse tregoheni të hapur ndaj partnerit dhe shmangni debatet e panevojshme....

Kevin dhe Ana Ejupi forcojnë lidhjen, marrin hapin e rëndësishëm pas ‘BBVK’

Pas përfundimit të BBVK3, dyshja Ana dhe Kevin Ejupi po e çojnë lidhjen e tyre në një tjetër nivel. Çifti ka ndarë momente të...

Lajme të tjera

Web TV