Vrau ish të dashurin dhe u arratis në Gjermani, shqiptarja dënohet me 18 vjet burg

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata Themelore në Ferizaj e ka dënuar me 18 vjet burgim ta pandehurën M.P, për veprën penale “vrasje e rëndë”.

Sipas Gjykatës, e pandehura akuzohet se më 31.08.2018, në Ferizaj, me dashje dhe në mënyrë dinake, ka privuar nga jeta tani të ndjerin A.K. E ka qëlluar dy herë me armë zjarri, një herë në shuplakë të dorës së djathtë dhe një herë në nofullën e djathtë, duke i shkaktuar kështu plagë vdekjeprurëse. Menjëherë pas kryerjes së veprës penale, largohet nga vendi i ngjarjes dhe arratiset për në shtetin e Gjermanisë, ku u arrestua nga autoritetet gjermane dhe më 18.12.2019 ekstradohet në Republikën e Kosovës.

“Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt”, thuhet në komunikatën e gjykatës.

Ferizaj, 25 shkurt 2021 – Gjykata Themelore në Ferizaj, ka shpalurl aktgjykim dënues ndaj të pandehurës M.P. shtetase e Republikës së Kosovës, e akuzuar sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, për veprën penale vrasje e rëndë nga neni 179 paragrafi 1 nën paragrafi 1.4 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës de veprës penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 paragrafi 1 të KPRK-së.

Kryetari i Trupit Gjykues i Departamentit për Krime të Rënda – Mustaf Tahiri, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dëgjimit të palëve, administrimit të të gjitha provave, e hpalli fajtore të pandehurën M.P. për veprën penale vrasje e rëndë. Duke dhënë dënim burgimi në kohëzgjatje prej shtatëmbëdhjetë (17) vjetësh, për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 paragrafi 1 të KPRK-së, dënim burgimi në kohëzgjatje prej dy (2) vjet. Gjykata e gjykon të akuzuarën me dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej tetëmbëdhjetë (18) vjet.

Lexo edhe :  Jul Deda shpallet finalisti i dytë i “BBVA 3”

 

Të fundit

Përfitojnë 500 mijë shqiptarë, Parlamenti miraton marrëveshjen për pensionet me Italinë

Shqipëria përmbylli procesin e miratimit të marrëveshjes me Italinë për pensionet, nga e cila përfitojnë më shumë se 500...

Hulumtimi tregon se cilët janë shoferët më të këqij në Evropë

Ju ndoshta keni qenë në një vend të huaj, keni marrë me qira një makinë dhe keni shkuar për të eksploruar. Epo, supozojmë se...

Rasim Gjoka, gazetari që u largua si filozof

Nga Frrok Çupi Ditën e fundit, që ndodhi pardje, Rasim Gjoka u ndodh para dy shtrëngesave, si në morseta njerëzore: E para, pse nuk u shpërnda...

REKORD NË TIRANË / Sa persona jetojnë në një kilometër katror?

Në kryeqytetin shqiptar, në një kilometër katror jetojnë 562 persona. Në Tiranë, dendësia e popullsisë për kilometër është më se pesë herë më e lartë...

Nagelsmann publikon listën provizore për EURO 2024, mbeten jashtë emra të bujshëm

Julian Nagelsmann, trajneri i Gjermanisë ka publikuar listën paraprake me 27 futbollistë për Europianin e kësaj vere, listë e cila do të shkurtohet më...

Lajme të tjera

Web TV