Klubi i skocez i Ranges largoi gjatë kësaj merkatoje Eros Grezdën, të cilin e kishte marrë nga skuadra kroate e Orsijek, por duket se në radarët e tyre tashmë është një tjetër shqiptar.
Sulmuesi Florian Kamberi është gati që të kalojë te ish ekipi i Grezdës dhe të bëjë një hap të madh në karrierën e tij. Ky lajm u bë publik nga mediet skoceze, të cilat raportojnë se lojtari në fjalë do bashkohet me ekipin e Glasgow Rangers.
Mësohet se Steven Gerrard e ka propozuar lojtarin që tashmë luan me Hibernian. Skuadra skoceze kërkon që ta huazojë shqiptarin më të drejtën e blerjes në fund të sezonit.
Megjithatë mundësi tjetër për Florian Kamberit është edhe kampionati polak, kjo pasi Lech Poznan gjithashtu interesohet për shërbimet e tij./Fjala.al/