Deklarata e Vuçiç: Nëse njoh pavarësinë e Kosovës, do të fitoja çmimin Nobel

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Do të merrja çmimin Nobel nëse do të njihja pavarësinë e Kosovës, por nuk kam ndërmend të bëj një gjë të tillë”, është shprehur kështu Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç në një intervistë për mediat vendase.

“Unë po mendoj për atë që mund të ndodhë në 50 vjet. Ka shumë presion mbi ne, por Serbia nuk do të dorëzohet para kësaj. Pyes veten se çfarë do të thotë historia për ne. Kush ndërtoi rrugët, kush ndërtoi spitalet, kush rinovoi ushtrinë dhe kush bëri çfarë për Serbinë”, tha Vuçiç.

Në fjalën e tij Vuçiç u shpreh edhe për Millosheviç, duke theksuar se ai mund të kishte bërë shumë gabime, por ai nuk ishte aspak budalla. Ai duhet të kishte drejtuar vendin në formën e duhur jo të kishte sulmuar siç bëri ai.

Deklaratat e tij erdhën në një kohë kur pritet të mbahen takimet e para pas zgjedhjes së kabinetit të ri në Kosovë dhe vazhdimin e dialogut mes palëve pavarësisht se kabineti i drejtuar nga Kurti nuk i jep prioritet atij.

Të fundit

Anija “hije” e Rusisë në Gjirin e Finlandës, NATO dhe Rusia ngrenë avionët luftarakë

Momenti dramatik kur avionët e NATO-s ata luftarakë rusë u përplasën mbi Detin Baltik, pas një përballjeje të tensionuar...

Analiza e votave: A u bindën shqiptarët nga partitë e reja? Mesazhi final është… jo!

Jemi në prag të mesnatës (15 maj) dhe procesi i numërimit të votave të zgjedhjeve të 11 majit thuajse ka mbaruar. Kanë mbetur kryesisht...

“Rama e di të vërtetën për BE, por nuk e thotë”. Analisti: Europianët janë hipokritë

Gazetari Arjon Sulo, i ftuar në një intervistë në Euronews Albania, ka shprehur skepticizëm të thellë mbi qëndrimin e Bashkimit Europian ndaj anëtarësimit të...

“Më kanë grabitur votat brenda partisë sime!” Kandidati i PD-së denoncon… PD-në

Kandidati i Partisë Demokratike në listën e hapur në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja ka bërë një denoncim të fortë duke akuzuar dhe persona...

“Sa simbol i bukur!” Von der Leyen mbërrin në Tiranë për takimin e KE

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka mbërritur mbrëmjen e sotme në Tiranë për takimin e Komunitetit Politik Evropian. Përmes një postimi në...

Lajme të tjera

Web TV