“PS ka mbushur magazinat me ushqime për vota”/ Kryebashkiaku Golemi nxjerr bllof Vangjel Tavon: Janë donacion nga Gjermania

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryebashkiaku i Gjirokastrës Flamur Golemi, i përgjigjet akuzave të drejtuesit politik të LSI në këtë qark Vangjel Tavo, i cili sot ndau disa foto të magazinave të Drejtorisë Zjarrfikëse të mbushura me ushqime dhe tha se ato do përdoren nga PS për vota.

Golemi e quajti denoncimin e Tavos fantazi të shfrenuar dhe skenar imagjinar që ka filluar prej kohësh. Ai sqaron më tej se Bashkia Gjirokastër ka marrë një donacion me ndihma ushqimore nga kompania “Kelmendi” në Gjermani, ku sipas tij janë vendosur përkohësisht në ambientet e Drejtorisë së Shërbimit Zjarrfikës.

Postimi i plotë i Flamur Golemit:

“Që Vangjel Tavo ka disa kohë që e ka humbur qetësinë dhe e ka shfrenuar fantazinë me skenarët imagjinarë të blerjes së votave, ky nuk është më lajm. Sillet kështu sepse e pret humbja e sigurt më 25 prill. Kulmi i reagimeve dhe denoncimeve të tij qesharake me siguri që nuk është sot sepse do të ketë të tjera në vijim duke e ditur që s’ka më asnjë shans për t’i hedhur hi syve të njerëzve.

Por në respekt të qytetarëve të Gjirokastrës, po shpjegoj këtë “mega skandalin” e Vangjel Tavos. Bashkia Gjirokastër ka marrë një donacion me ndihma ushqimore nga kompania “Kelmendi” në Gjermani, me përfaqësues z.Morin Radoniqi, të cilin gjej sërish rastin ta falenderoj, që njësoj si vjet gjatë pandemisë na është gjendur pranë për familjet në nevojë.

Ndihmat ushqimore kanë ardhur në Gjirokastër disa ditë më parë konform gjithë procedurave përkatëse dhe janë vendosur përkohësisht në ambientet e Drejtorisë së Shërbimit Zjarrfikës.

Nga e njëjta kompani ne kemi marrë ndihma për familjet në nevojë edhe një vit më parë gjatë karantinës. Është një donacion bujar që ne e vlerësojmë shumë dhe e mirëpresim sepse çdo kontribut për familjet në nevojë është i rëndësishëm.

Lexo edhe :  Lista zyrtare e kandidatëve për deputetë në primaret e PD, ja emrat në çdo qark

Lidhja e këtyre ndihmave me zgjedhjet është imagjinatë e Vangjel Tavos, për ne është proces rutinë që e kemi bërë vjet gjatë karantinës dhe do të vazhdojmë ta bëjmë sa herë te kemi mundësi për të ndihmuar njerëzit në nevojë.

Është e thjeshtë, Tavo që akuzon për gjëra të tilla, i ka bërë vetë këto marifete dhe Gjirokastra e di mirë gjithçka. Për t’i shkuar transparencës deri në fund, po publikoj edhe korrespondencën me kompaninë “Kelmendi”, dokumentacionin shoqërues të ndihmave, magazinimin e tyre dhe një takim falenderues që unë pata me përfaqësuesin e kompanisë.

Vangjel Tavo flet për “mega skandal”, njësoj si të thuash “hajduti thërret, kapeni hajdutin”., shkruan Golemi.

 

Të fundit

Fadroma në ndërtimin pa leje të ish-gjyqtares Fetahu e lidhur me bandat

Pak kohë më parë në emisionin “Stop” u tregua sesi ish-gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu që u provua të...

Nga kosi te kokoshkat/ Ushqimet e shëndetshme të cilat mund të konsumoni gjatë darkës

Të gjithë e kemi përjetuar atë ndjenjën e urisë gjatë orëve të vona të natës. Fatkeqësisht, të ngrënit vonë shpesh lidhet me shtimin në...

Mjekët paralajmërojnë/ Mos e injoroni këtë simptomë të ftohjes nëse zgjat më shumë se..

Dr. Shireen ka paralajmëruar se një kollë e vazhdueshme për më shumë se tre javë nuk duhet të neglizhohet. Edhe pse simptomat e ftohjes,...

Po zien rrjeti! Ledion Lico bënë veprimin e papritur me unazën e martesës (Foto)

Në vitin 2018, Liço u martua me Sara Hoxhën, bashkëpronare e Top Medias, dhe së bashku kanë tre fëmijë. Çifti duket të kenë jetë të...

Administrata Trump pezullon disa programe që u japin leje qëndrimi imigrantëve!

Administrata e Presidentit Donald Trump ka pezulluar disa programe të posaçme për disa grupe emigrantësh. Në bazë të vendimit agjencia federale ‘Shërbimet për Shtetësi dhe Emigracion të...

Lajme të tjera

Web TV