Zgjedhjet/ Voton ministrja Kushi: Më i rëndësishëm është procesi, të vendoset ajo që ka vullnet qytetari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka votuar e shoqëruar nga bashkëshorti i saj.

Pasi ka ushtruar të drejtën e votës, ajo i ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në proces për të votuar për partinë që do të na qeverisë gjatë 4 vitet e ardhshme.

“Pas një periudhe të gjatë, të mbushur me ditë të vrenjtura ditë me shi, sot kemi një ditë të bukur me diell, e cila na fton të gjithëve të shkojmë drejt kutive të votimit të paqtë, të qetë, dhe të votojmë për qeverinë që do të kemi, për partinë që do të na qeverisë në 4 vitet e ardhshme. Është shumë e rëndësishme sot që sa më shumë qytetarë të shkojnë drejt kutive të votimit. Sa më shumë të marrin pjesë në këtë proces, aq më shumë i afrohet rezultati vullnetit të vërtetë të sovranit” ,është shprehur ajo.

Kushi tha më tej se është shumë i rëndësishëm një proces me standarde, një proces me zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Më shumë se sa rezultati, i rëndësishëm është procesi, të vendoset ajo që ka vullnet qytetari”, përfundon mesazhin e saj Kushi.

Të fundit

Parashikimi i motit për sot, 21 shkurt 2025

Territori shqiptardo të vijojë nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe të ftohtë gjatë gjithë paradites, por pjesa e...

Fadroma në ndërtimin pa leje të ish-gjyqtares Fetahu e lidhur me bandat

Pak kohë më parë në emisionin “Stop” u tregua sesi ish-gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu që u provua të kishte lidhje me bandat kriminale...

Nga kosi te kokoshkat/ Ushqimet e shëndetshme të cilat mund të konsumoni gjatë darkës

Të gjithë e kemi përjetuar atë ndjenjën e urisë gjatë orëve të vona të natës. Fatkeqësisht, të ngrënit vonë shpesh lidhet me shtimin në...

Mjekët paralajmërojnë/ Mos e injoroni këtë simptomë të ftohjes nëse zgjat më shumë se..

Dr. Shireen ka paralajmëruar se një kollë e vazhdueshme për më shumë se tre javë nuk duhet të neglizhohet. Edhe pse simptomat e ftohjes,...

Po zien rrjeti! Ledion Lico bënë veprimin e papritur me unazën e martesës (Foto)

Në vitin 2018, Liço u martua me Sara Hoxhën, bashkëpronare e Top Medias, dhe së bashku kanë tre fëmijë. Çifti duket të kenë jetë të...

Lajme të tjera

Web TV