“20 mijë lekë për katër vota”, çfarë tha 50-vjeçari përpara policisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

50-vjeçari, i cili doli në një video duke deklaruar se ka marrë 20 mijë lekë nga një parti politike për katër vota, është shprehur përpara grupit hetimor se nuk ka qenë në vetëdije për ato që ka thënë në ato momente pasi ka qenë në gjendje të dehur.

Ndërkohë 38-vjeçari Ylli Dakoli, i cili xhiroi videon dhe më pas e shpërndau atë në rrjetet sociale ka deklaruar se ka bërë fillimit një bisedë me 50-vjeçarin përpara ditës së zgjedhjeve ku ka konstatuar se ai ka shitur votën.

“Abc” raporton se ai ka deklaruar se ka pasur për qëllim të denoncojnë fenomenin dhe jo të bëjë publik identitetin e personit.

Ditën e sotme Dakoli ka rënë pre e dhunës nga katër persona që i kanë kërkuar të bëjë deklarim të rremë për të lehtësuar pozitat e 50-vjeçarit që shfaqet në video.

Në pranga janë vënë: Mirash Paplekaj, Gëzim Paplekaj, Donald Paplekaj dhe Jetmir Paplekaj, kushërinj me njëri tjetrin. Ndaj tyre tashmë rëndojnë akuzat për veprat penale, kanosje ,dëmtime të tjera me dashje dhe shkatërrimi i pronës.

Të fundit

Maqedonia e Veriut në rivotime, data se kur zgjedhësit do i drejtohen kutive të votimit

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut të shtunën caktoi datën 22 maj për rivotimin në shtatë qendra...

Nuk do ta besoni, ja sa përqind e shoferëve që drejtojnë makinën nën efektin e alkoolit

Sipas një raporti të publikuar këtë javë, 4% e shoferëve në Zvicër ngasin makinën pasi kanë pirë alkool. Megjithatë, vetëm 0.4% kanë një nivel...

Ndërtimi i piramidave të Gizës, ky grup shkencëtarësh pretendon se ka zgjidhur dilemën

Dilema e ndërtimit të piramidave të Gizës është një nga diskutimet e shpeshta që ndodh në panelet e diskutimeve televizive në botë, sigurisht kur...

Si klima e polarizuar në Sllovaki çoi në atentatin ndaj kryeministrit sllovak

Polarizimi politik në Sllovaki ka qenë në vijë të kuqe që nga vrasja e gazetarit investigativ Jan Kuciak dhe të fejuarës së tij në...

Rikthehet pas 6 vitesh sfilata e modës së “Victoria’s Secret”

Sfilata vjetore e modës së Victoria’s Secret nuk është mbajtur që nga viti 2018 dhe do të rikthehet zyrtarisht këtë vit. Sfilata është një...

Lajme të tjera

Web TV