BE njofton vijimin e dialogut Kosovë-Serbi, zbulohet data

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkimi Evropian njoftoi sot takimin e radhës midis Kosovës dhe Serbisë në kuadër të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre, do të mbahet me 15 qershor në Bruksel.

Ky do të jetë takimi i parë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Procesi i bisedimeve që shënoi një rifillim në korrik të vitit të kaluar, u pezullua sërish për shkak të zgjedhjeve në Kosovë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar disa herë se bisedimet nuk janë përparësi e qeverisë së tij, por nuk u shmanget atyre.

Serbia vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e Kosovës të shpallur më 17 shkurt të vitit 2008, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore të Bashkimit Evropian dhe është zotuar se nuk do ta njohë atë, duke kërkuar siç thuhet, një zgjidhje kompromisi, ndërsa Kosova e cilëson të panegociueshme pavarësinë e saj.

Kryeministri Kurti tha javën e kaluar se takimi që do mbahet në Bruksel “është takim i parë dhe aty mund të shohim se cili mund të jetë kapitulli i ardhshëm i dialogut…nuk është vazhdim i dialogut të mëhershëm”.

 

Serbia kërkon që Kosova të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe reagoi me zemërim ndaj deklaratave të kryeministrit Kurti se “nuk do të ketë asociacion njetnik”.

“Se çka do të ndodhë me asociacionin, e ka thënë edhe peticioni i qytetarëve edhe veprimet e atëhershme opozitare e qe besa edhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese. Në Kosovë nuk mund të kemi Asociacion njëetnik, pra është e domosdoshme që t’i integrojmë të gjithë qytetarët pa dallim etnie, të mos krijojmë ngrehina të cilat i ndajnë e i përçajnë ata”, tha kryeministri Kurti.

Presidenti serb tha se nëse zoti Kurti “nuk dëshiron të flasë për Asociacionin e komunave serbe, por që ne ta njohim Kosovën, atëherë ai nuk ka pse të vijë (në Bruksel)”.

Lexo edhe :  Këshilli i Evropës: Kosova mbetet jashtë agjendës së takimit

Diplomatët perëndimor janë vënë në përpjekje për të përshpejtuar procesin e bisedimeve me shpresë për një marrëveshje para vitit të ardhshëm kur Serbia mban zgjedhjet parlamentare e presidenciale, gjë që do të çonte në një pezullim të ri të procesit të filluar dhjetë vjet më parë nga të dyja vendet që aspirojnë integrimet evropian. Por, pak vëzhgues besojnë në një mundësi të tillë.

Javën që lamë pas Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Evropën, Mattheë Palmer dhe i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, qëndruan në Prishtinë dhe në Beograd, në kuadër të përgatitjeve për rifillimin bisedimeve ndërmjet palëve.

Të dy diplomatët ritheksuan se rruga e integrimeve evropiane të Kosovës dhe Serbisë varët nga normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet tyre, ndërsa zoti Palmer tha se për Shtetet e Bashkuara synimi kryesor është njohja e ndërsjellë.

Të fundit

Torino mposht pastër Milanin në shtëpi, kuqezinjtë zbresin me “këmbë në tokë”

Milani “ul këmbën nga gazi” në këtë fund sezoni, kur nuk ka më asnjë objektiv për të arritur. Skuadra...

Bashkim në perversitet!

Nga Mero Baze Për të kuptuar dilemat që kanë opozitarët tanë dhe dilemat që ka familja Berisha, mjafton të dëgjoni dialogun mes Flamur Nokës, idiot...

REL: Shqipëria përgatitet për rekrutimin e dhjetëra mijëra punëtorëve të huaj

Shqipëria, prej vitesh, vuan mungesën e fuqisë punëtore. Për ta lehtësuar këtë problem, Qeveria është në negociata me Filipinet për një marrëveshje që do...

Rithemelimi ‘thumbon’ qeverinë: Po favorizon “miqtë importues”

Anëtari i Këshillit Bashkiak, Dorian Teliti, me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook” ka reguar ashpër lidhur me rritjen e akcizës për...

“Jam totalisht i thyer”/ Afrona e pyet nga vijnë ndarjet, ja si përgjigjet Blero

I ftuar në një program televiziv, ka qenë këngëtari i njohur ish konkurent në BBVK Blero Muharremi. Ai edhe pse ka qenë shumë i vetëpërmbajtur...

Lajme të tjera

Web TV