Shqipëri-MV marrëveshje për ngritjen e pikave të kalimit kufitar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këshilli i Ministrave, ka vendosur miratimin e marrëveshjes për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar me Maqedoninë e Veriut.

Miratimi i këtij vendimi pritet të sjellë përfitime të përbashkëta për të dy shtetet fqinje, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, ‘Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë’, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave vendosi  Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi”.

Forma të aplikimit të kësaj marrëveshjeje janë aplikuar më parë në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit me Malin e Zi dhe në pika e kalimit kufitar të Morinës.

Kryerja e kontrolleve të përbashkëta do të sjellë lehtësi kalimi në pikat kufitare për mjetet dhe individët.

 

Të fundit

Jo më Vlora, po Shkodra: Lëvizja reale e tektonikës së politikës

Nga Ylli Pata Shkodra është një qark që prej vitesh ka ardhur avash avash duke ndryshuar sjelljen e saj si...

Turizmi e konsumi mbajnë me rritje ekonominë shqiptare

Pritjet e Bankës së Shqipërisë për ecurinë e ekonomisë shqiptare mbeten pozitive, të ndikuara nga turizmi dhe konsumi në rritje i popullatës. Drejtori i...

Eksperti i marrëdhënieve zbulon 4 shenjat që tregojnë se një çift është drejt divorcit

Një ekspert i marrëdhënieve zbuloi katër shenjat treguese që paralajmërojnë një divorc në një martesë. Në fakt, ai i përshkruan si “më të zakonshme...

Heidit i jepet një mision sekret, ja çfarë duhet të bëjë ajo

Sherret mesa duket nuk janë aq të forta mes banorëve të mbetur në shtëpinë më të famshme në shtëpi. Prej spektaklit të së martës, në...

Sulmi ndaj kryeministrit sllovak/Karamuço:Ky rast duhet të shërbejë si një mësim i madh

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se në rastin e sulmit me armë ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico, pati një thyerje të të...

Lajme të tjera

Web TV