Rama kundër gazetarëve dhe analistëve: Avokatë gjynahqarë të krimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Paqja” e Edi Ramës me gazetarët dhe analistët ka përfunduar.

Kryeministri “ka shpërthyer” sërish kundër gazetarëve dhe analistëve, duke i akuzuar si “avokatë gjynahqarë të krimit”. Në studiot televizive ka patur ditet e fundit diskutime mbi “Operacionin Forca e Ligjit”, ku shumë gazetarë janë të mendimit se rezultatet nuk do të jenë të prekshme për shkak se aksioni shkel të drejtat e njeriut.

Disa analistë kanë ngritur dyshime se aksionet e OFL-së janë të paracaktuara dhe të njëanshme.

Por në një reagim në ‘Twitter’, Rama thotë se në një kohë kur “qeveria është angazhuar në ofensivën më shembullore kundër krimit në historinë e vendit”, të ftuarit në studiot televizive “po lënë kokrrën e namit me dokrrat e dembelizmit të tyre mendor”.

Reagimi i plotë i Ramës

“A janë njerëz këta a ça janë?”,më shkruan një qytetar i tronditur nga komentet e studiove televizive kundër paketës antiKÇK! Eh, kanë kaq kohë që shajnë, akuzojnë, shpifin për lidhjet e qeverisë me krimin dhe mblidhen në sallonet tv sa herë ndodh një vrasje, duke sulmuar qeverinë.

Sot që qeveria është angazhuar në ofensivën më shembullore kundër krimit në historinë e vendit, mblidhen në sallonet tv për të mbrojtur krimin nga qeveria që po shkel të drejtat e atyre, të cilët deri dje pa pikën e turpit, i lidhnin me mua, me PS e me çdo fitore elektorale të PS.

Njerëz janë njerëz, po janë armiqësuar me të vërtetën, me faktet e me vetë profesionin e tyre për inat të qeverisë! Dhe janë kaq qorrazi kundër qeverisë, sa tani janë kthyer befas në avokatë gjynahqarë të krimit, që po lënë kokrrën e namit me dokrrat e dembelizmit të tyre mendor.

Të fundit

Si mund ta rrisë turizmi prodhimin vendas?

Pavarësisht sfidave të shumta që sjell sezonaliteti, rritja me ritme të shpejta e sektorit të turizmit, ofron mundësi konkrete...

Asfalti nuk e përballon dot vapën/ Rruga çahet si letër në Missouri

Në shtetin amerikan të Missouri, temperaturat ekstreme të ditëve të fundit kanë shkaktuar një incident të pazakontë: asfalti në një rrugë është çarë papritur,...

Miti i kriminelëve shqiptarë si një alibi e Berishës për humbjen shkatërruese

Një nga alibitë kryesore me të cilat Berisha po përpiqet të justifikojë humbjen e tij shkatërruese të 11 Majit është ndërhyrja e krimit të...

“Jam i zhgënjyer me vlonjatët”/ Arben Malaj: Drejtorët pranuan fajësinë me dorëheqjet

Në  një studio televizive, Arben Malaj është shprehur i zhgënjyer me vendimin e drejtorëve të bashkisë së Vlorës për të dhënë dorëheqjen pas takimit...

Temu i “rrëmben” fronin ChatGPT-së, renditet si më i shkarkuari në Shqipëri

Trendet e botës teknologjike janë gjithmonë në lëvizje dhe kjo pasqyrohet edhe në Shqipëri. Ndryshimet e fundit në sjelljen e përdoruesve shfaqen qartë përmes...

Lajme të tjera

Web TV