Çuçi për operacionin “Bregdeti Ynë”: U shemben 130 ndërtime pa leje dhe u vendosën 132 milionë lekë gjoba  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, bën një bilanc me të dhënat e fazës së parë të operacionit

“Bregdeti Ynë”!  Mbi 130 ndërtime pa leje janë shembur përgjatë vijës bregdetare të vendit nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrotjes së Territorit, teksa Policia e Shtetit prej tre ditësh vijon kontrollin në stacionet e plazhit për të evidentuar hapësirat e zaptuara. 

 

“Në fazën e parë të operacionit “Bregdeti Ynë”, Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, përgjatë gjithë vijës bregdetare nga Velipoja në Ksamil shembi mbi 130 ndërtime pa leje, si dhe vendosi rreth 132 milionë lekë gjoba për 86 subjekte. Dhjetra persona janë arrestuar e të tjerë po ndiqen penalisht. Nuk ka mbaruar këtu gjithçka e as nuk do ta ndalim punën për çlirimin e bregdetit nga zaptuesit. Prej tre ditësh Policia e Shtetit në vijim të këtij operacion po kryen kontrolle për të evidentuar edhe ato subjekte që në mënyrë të paligjshme po shfrytëzojnë hapësirat e plazheve. Kemi detyrimin të mbrojmë këtë pasuri tonën të përbashkët dhe të çojmë para drejtësisë shkelësit e ligjit. Pas bregdetit, IKMT dhe Policia e Shtetit do të vijojnë punën për pastrimin e territorit nga ndërtimet pa leje edhe në zona të tjera të vendit. Gjej shesh të lirë, zapto e ndërto pa leje, të mos e mendojë më askush”, shprehet ministri Çuçi. 

 

Operacioni “Bregdeti Ynë” nisi në fillim të muajit qershor. Pas ndryshimeve të fundit në Kodin Penal, është ashpërsuar ndëshkimi për ata që ndërtojnë pa leje. Për herë të parë ligji parashikon penalitete jo thjesht për subjektin, por për të gjithë zinxhirin ndërtimor. Përsa i përket kontrollit dhe mbrojtjes së territorit Shqipëria pritet të hyjë në një fazë të re përmes përdorimit të dronëve super-inteligjentë dhe pajisjeve të tjera të teknologjisë së lartë.

Të fundit

E hamë rrallë, por është plot me vitamina!/ Ky është fruti më i shëndetshëm në botë

Kur përmendet ushqimi i shëndetshëm, shumë njerëz mendojnë menjëherë te frutat dhe perimet. Sipas studimeve, në krye të listës janë...

Kush është ish-partnerja e shumëpërfolur e Gjestit?!/ E zbulon miku i tij i ngushtë

Gjesti ka folur mbrëmë gjatë ‘prime’ për herë të parë për ish-të dashurën e tij, së cilës i kushtoi dhe letrën në ditën e...

Ja cila është ora kur njerëzit gënjejnë më shumë

Të gjithëve na ka ndodhur: mbërrijmë në zyrë në orën 9 të mëngjesit, gati për të filluar ditën me energji. Por më pas, ora...

Francë, qentë gjurmojnë humbjet në rrjetet e furnizimit me ujë

Një tjetër rrjedhje e zbuluar dhe regjistruar nga Nathalie Delon dhe qeni i saj nuhatës nga njësia “K9-Kyroc-Team”. Parandalimi i humbjeve të ujit në rrjet...

Shpërthen vullkani Etna, dy hapësira ajrore të mbyllura në aeroportin e Katanias

Për shkak të aktivitetit shpërthyes të vullkanit Etna, kompania e menaxhimit të aeroportit të Katanias njofton se ka urdhëruar mbylljen e hapësirave që korrespondojnë...

Lajme të tjera

Web TV