Rama: E pajustifikueshme mungesa e etikës së policëve me qytetarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Si të pajustifikueshme e ka cilësuar kryeministri Edi Rama mungesën e etikës së efektivëve të policisë në komunikimin me qytetarët. Këtë deklaratë kreu i qeverisë e bëri gjatë një takimi, ku të pranishëm ishin ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dhe përfaqësues të Policisë së Shtetit.

Ndër të tjera Rama tha se policia ka arsye për t’u ndjerë sot krenare, megjithatë shtoi se ka edhe pakënaqësi. Sipas tij rritja e rasteve të mungesës së etikës është shumë domethënëse për të dhe situatën e përgjithshme.

Duke iu uruar punë të mbarë drejtuesve të rinj në qarqe, kryeministri tha se ristrukturimi i policisë do të vijojë edhe në nivel komisariatesh.

“Sot dëshiroj t’ju kërkoj edhe publikisht një sërë shqetësimesh por mbi të gjitha pritshmëritë dhe objektivat të ndara së bashku me ministrin lidhur me punën e policisë. Së pari dua ti uroj punë të mbarë të gjithë drejtuesve të rinj të qarqeve dhe duke shpresuar që këto lëvizje të cilat do të shoqërohen me lëvizje të mëtejshme në të gjithë piramidën e policisë deri në nivelin e komisariateve të vlejnë për një rienergjizim në një fazë të re ku hyn reformimi dhe transformimi i mëtejshëm i policisë.

Padiskutim që policia sot ka jo pak arsye për të qenë krenare lidhur me punën e saj, por nga ana tjetër pikërisht pse policia ka dhënë provën se në këtë vend mund të ketë një polici të standardeve evropiane edhe pritshmëria edhe pakënaqësia e qytetarëve është në një nivel domethënës. Pritshmëria nga njëra anë lidhet me domosdoshmërinë që policia të ecë më shpejt dhe të japin rezultate në çdo hap. Pakënaqësia shkon bashkë me pritshmërinë.

Lexo edhe :  Për të pestin vit radhazi këta janë dy emrat e preferuar për vajza dhe djem në SHBA

Dua ta nis këtë renditje të problematikave nga raporti i policisë së shtetit me qytetarët që është A dhe Zh e jetës së përditshëm. Është e pajustifikueshme që rastet e referuara të mungesës së etikës në komunikim me qytetarët sidomos nga ana e forcave Shqiponja dhe nga Patrulla e Përgjithshme që shpesh e kapërcejnë edhe vetë rolin e tyre të shënohen si raste të rritura. Rritja e rasteve mungesës së etikës me qytetarët është shumë domethënëse për ta kuptuar situatën e përgjithshme psikologjike dhe nivelin e përgjithshëm të mobilizimit të forcave të policisë që janë në kontaktin e vazhdueshëm me hallet dhe nevojat e qytetarëve,” u shpreh Rama.

Të fundit

Jo më Vlora, po Shkodra: Lëvizja reale e tektonikës së politikës

Nga Ylli Pata Shkodra është një qark që prej vitesh ka ardhur avash avash duke ndryshuar sjelljen e saj si...

Turizmi e konsumi mbajnë me rritje ekonominë shqiptare

Pritjet e Bankës së Shqipërisë për ecurinë e ekonomisë shqiptare mbeten pozitive, të ndikuara nga turizmi dhe konsumi në rritje i popullatës. Drejtori i...

Eksperti i marrëdhënieve zbulon 4 shenjat që tregojnë se një çift është drejt divorcit

Një ekspert i marrëdhënieve zbuloi katër shenjat treguese që paralajmërojnë një divorc në një martesë. Në fakt, ai i përshkruan si “më të zakonshme...

Heidit i jepet një mision sekret, ja çfarë duhet të bëjë ajo

Sherret mesa duket nuk janë aq të forta mes banorëve të mbetur në shtëpinë më të famshme në shtëpi. Prej spektaklit të së martës, në...

Sulmi ndaj kryeministrit sllovak/Karamuço:Ky rast duhet të shërbejë si një mësim i madh

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se në rastin e sulmit me armë ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico, pati një thyerje të të...

Lajme të tjera

Web TV