Udhëtim pa busull i një mandati të ri opozitar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Plator Nesturi

Vëmendja mediatike mbetet ende tek PD. Pas zgjedhjeve aq të diskutueshme e pa garë konkrete për zgjedhjen e kryetarit të ri, natyrshëm shtohet kërshëria se si do të orientohet PD dhe si do të adaptohet me kushtet e reja kur ka përpara një tjetër mandat opozitar dhe me të njëjtin lider. Si partia më e madhe pas PS dhe që do mbajë peshën e zërit opozitar në parlament nga shtatori e tutje, për çdo kënd, që nga qytetari i thjeshtë kërkon të dijë se cila do të jetë fytyra e PD në vijim. Pasi dhe dilemat që po shfaqen në artikulimet post zgjedhore tregojnë se ndodhet në udhëkryq. Që nga çështja e demokratizimit të brendshëm, hapja apo mbyllja më tej nga zërat kritikë brenda saj, a do të ketë një fytyrë të re të veprimit opozitar apo do të ndjekë rrugën diletante të politikës së ditës dhe mbi të gjitha çështja Berisha. Sidomos kjo e fundit ka hapur një kapitull të ri që vetë lidershipi demokrat nuk di ende si ta trajtojë. Si një çlirim nga barra e pushtetit të Berishës e në këtë mënyrë të krijojë rrugëtim të ri të një partie që ndryshon, apo mbetet i pafuqishëm për t’u shkëputur prej tij dhe nuk ka stof lideri. Në të gjitha këto rrethana zhvillimi ditën e sotme të mbledhjes së Kryesisë Kombëtare ku u miratua metodologjia që do të ndiqet për analizën e zgjedhjeve të 25 prillit në çdo nivel qarku dhe propozimet për rishikim të Statutit të PD-së nga Kuvendi Kombëtar ishte nën lupën e medias. Në mbledhjen në selinë blu, u arrit që të bëhet një analizë e thelluar dhe e hollësishme në nivel Qarku, Dege, për zgjedhjet e 25 prillit. Procesi do të përfundojë më 30 shtator 2021. Nëse nisemi nga informacioni zyrtar duket se ka një lëvizje për të marrë analizën e munguar të zgjedhjeve që Basha, para dhe gjatë fushatës e refuzoi ta bënte. Por kur njoftimi nga Sekretari i Përgjithshëm ishte se rendi i ditës do të marrë në shqyrtim vetëm “masakrën elektorale”, dhe se patronazhistët. Mesa duket veprimi i vetëm që do merret seriozisht do të jetë krijimi i Këshillit të ri Kombëtar që presupozon largimin e Nishanit. Dhe kjo nuk duket shenjë e mirë për një parti që është në opozitë. Në vend të hapjes duket se do të ketë vetëm një rreth të ngushtë me të besuarit e Bashës dhe ku gjithçka do të jetë e qetë si një kënetë.

Të fundit

Ngjarja që tronditi Shkodrën/ Gazetaret: Kjo tragjedi ka rrënjë të thella!

Dhuna është një nga shkeljet më të përhapura të të drejtave të njeriut në botë, një nga krimet më...

Fajin ia hodhi këngëtares, menaxheri i Xhensilës nxjerr zbuluar Robert Berishën

Ditën e djeshme këngëtari Robert Berisha deklaroi se këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka publikuar me qëllim një poster ku të dy do performonin bashkë. Ai...

Ndodh për herë të parë për këtë vit, ulet çmimi i naftës, ja me sa shitet

Çmimi i naftës në tregun vendas e ka nisur javën me ulje, ku një litër naftë tregtohet 5 lek më pak, konkretisht nga 189...

Shenjat e çrregullimeve hormonale që nuk duhen injoruar

Me hormonet nuk bën dot shaka. Këtë ta thotë çdo mjek. Hormonet janë ato që na rregullojnë humorin, emocionet, sjelljen, paraqitjen dhe marrëdhëniet me të...

Nëna me tre fëmijët i dhanë fund jetës/ Qytetarët shkodranë hedhin lule në lumin Buna

Qytetarët e Shkodrës kanë hedhur lule në lumin Buna, ku humbën jetën Alma Arrazi dhe tre fëmijët e saj në Ditën e Luleve. Nënkryetarja...

Lajme të tjera

Web TV