Ushqime të skaduara, të pashoqëruara me analizë bakteroligjike të ujit, apo që tregtohen në kushte jo higjienike, gjenden gati në çdo dyqan apo market.
Vetëm në 2 muaj qershor-korrik u asgjësua 147.742 tonë ushqime, kryesisht mish në thertore jashtë kushteve higjieno-sanitare si dhe produkte të bulmetit. Përveç këtyre, AKU, ka asgjësuar edhe 33.500 litra lëng frutash i pakonsumueshëm për shkak të cilësisë së ulët, 600 litra birrë dhe 572 kilogramë produkte të ndryshme.
Në këto dy muaj në total AKU ka kryer 5.471 kontrolle në terren në të gjithë vendin, ku rreth 21% e subjekteve është konstatuar në shkelje, pasi janë dhënë 1.115 masa paralajmërim dhe 1 gjobë 650 mijë lekë. Këtyre subjekteve u është lënë si detyrë të përmbushin detyrimet ligjore dhe të garantojnë sigurinë ushqimore.
Disa nga shkeljet kryesore të konstatuara janë:
– Mungesë rinovimi të librezës shëndetësore të personelit
-Mungesë e rinovimit të analizës bakteriologjike të ujit
-Mospërputhje me kornizën ligjore dhe rregullatore të sigurisë ushqimore
– Mungesë e kushteve higjienike
– Probleme me datat e skadencave të produkteve ushqimore
Në përfundim të këtyre kontrolleve të bëra inspektorët e AKU kanë marrë 767 mostra të produkteve ushqimore të ndryshme në bazë të riskut që ato paraqesin për tu futur në laboratorin e analizave.