Emisioni “Opinion” që në hapje të siparit këtë të enjte, nisi me debat. Duhet ta mbulojë fytyrën me syze dielli apo jo, zëdhënësja e Operacionit Forca e Ligjit.
Këtu do të nisnin keqkuptimet e para mes të pranishme në panel, të cilët ishin ftuar për të folur mbi temën: “Emrat, kujt do t’i merren paratë?”
“Kryeministri bëri një sprovë për aktor. Prej 30 vjetësh ai ka luajtur rolin e tij. Por ka luajtur dhe role që ia kanë shkruar të tjetër. Tani po shkruan skenar. Kjo është pjesë betejës, ajo për publikun. Kështu është dhe puna e syzeve të zëdhënëses së OFL-së. Po merremi me detajin por po harrojmë thelbin. Nga e hëna qytetarët shqiptarë janë të bindur që fqinji i tyre i pasur, njeriu që ngjiste një makinë 150 mijë euro sot e shikojnë si subjekt të këtij ligji”, tha analisti Lorenc Vangjeli.
“Që të fsheh zëdhënësi, fytyrën është anti-propagandë. Nëse zëdhënësja ka frikë të rpaortojë për operacionin atëherë si duhet të ndihem unë si qytetar që flas për krimin“, tha Mark Marku.
“Janë dy forca që lejohen të mbajnë maskë, RENEA dhe Forcat Operacionale. Në rastin konkret kjo ka thyer dhe rregulloren e brendshme të policisë“, tha ish oficeri i policisë Erzen Breçani.
Plarent Breca, sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme, u shpreh se syzet janë mbajtur për të fshehur në një farë mënyrë identitetin e zëdhënëses, sepse në orët e para të sekuestrimeve ka pasur një risk të shtuar, dhe një masë e tillë vlente për të ruajtur pjesëtarët e operacionit.