“Ballkani i hapur” duhet të hapet akoma

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Plator Nesturi

Avancon projekti i krijimit të një hapësire të përbashkët ekonomike të Ballkanit Perëndimor. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç zhvilluan një Samit ekonomik në Shkup ku u nënshkruan tre marrëveshje të përbashkëta që përfshijnë lirinë e lëvizjes së njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit, ekonomia e gjelbër dhe dixhitalizimi. Sidoqoftë, ajo çka përbën mesazhin kryesor të një takimi tillë ishte fakti se pavarësisht se BE ka dështuar në përmbushtjen e premtimeve të veta përsa i përket procesit të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, vendet e Ballkanit Perëndimor mbeten të përkushtuara në rrugën evropiane. Por tashmë këto vende nuk presin thjesht vendimet që do të merren për to. Me vullnetin për të krijuar një hapësirë të përbashkët, ato kërkojnë të mos humbin kohë në zhvillimin e ekonomik të tyre ndaj u kërkojnë BE dhe SHBA të mbështesin financiarisht projektet e tyre të zhvillimit. Gjërat tashmë janë konkrete, ndaj dhe mbështetja duhet të jetë konkrete. Në deklaratën e përbashkët të tre liderëve ballkanikë shprehet konkretisht se “ne synojmë të zhvillojmë projekte të shpejta në zbatim dhe që sjellin investime, me qëllim ruajtjen e mjedisit dhe rritjen e përdorimit në shkallë të gjerë të burimeve të ripërtëritshme. Kjo do të ishte pjesë e zbatimit të Planit Ekonomik dhe të Investimeve të BE-së si dhe Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor. Vendet tona kanë potencial të madh për rritje të qëndrueshme dhe zhvillim në këtë sektor. Po ashtu, ne kërkojmë mbështetje konkrete për të identifikuar ato projekte të cilat, në shkallë të gjerë, mund ta kthejnë rajonin tonë në një burim të energjisë së rinovueshme”. E thënë ndryshe, këto vende kërkojnë që angazhimi i tyre drejt projeksionit evropian, nëse ka marrë si përgjigje veçse një gjysmë dëshirë për ti pranuar në BE, atëhere duhen kompensuar ndryshe. Nëse këto vende do të përfitonin fonde në procesin e negociimit, BE i duhet të paguajë të paktën në projektet e përbashkëta rajonale siç kanë premtuar muaj të shkuar. Dhe tregu i këtyre vendeve është 18 milionë qytetarë, që gjithësesi mbeten evropianë dhe janë të rrethuar me kufij të vendeve të BE. Veçse harrohet diçka, sa më shumë bashkëpunues të jenë vendet e rajonit aq më I madh është trysnia e tyre ndaj BE për të përfituar fonde. Në të kundërt, mbajtja në pengun e reminishencave të së shkuarës, i dëmton të gjithë, e të parin atë që bëhet pengesë.

Të fundit

Si qumështi vendas po zëvendësohet me importe

Rritja e importeve të qumështit vijoi edhe përgjatë 2024-s. Sipas të dhënave të Doganave për 2024 u importuan 22,8...

GJKKO shtyn seancën për inceneratorin e Tiranës, shkak mungesa e një prej avokatëve

TIRANË - Seanca gjyqësore në GJKKO për çështjen e Inceneratorit të Tiranës është shtyrë për më 4 mars në orën 13:30, për shkak të mungesës...

Rama nxjerr pamjet/ Shiheni këtë videokujtesë të luftës së pashoqe për Tiranën Europiane

“Dhe me dëshirën që sidomos kush ka lindur në vitet ‘90 apo ka qenë fëmijë në fillimvitet 2000, ta shohë këtë videokujtesë të luftës...

Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare/Begaj: Gjuha shqipe, tipar themelor i identitetit tonë

Presidenti Bajram Begaj, sot, në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, përcolli mesazhin e ruajtjes së gjuhës shqipe nga shqiptarët e Diasporës. Nismës së Kreut të...

Erion Veliaj reagon nga qelia: S’kam vjedhur, as vrarë, as shantazhuar

Reagim i Erion Veliajt: Mirëdita dhe bekime gjithsecilit! Kur Ols Dado me Erjon Banin më burgosën pa gjyq dhe më ndaluan të gjitha kontaktet, me gjasë...

Lajme të tjera

Web TV