Horoskopi për ditën e sotme, 16 gusht 2021

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dashi
Një ditë disi e vështirë duket kjo e sotmja në të cilën nuk do të jeni në gjendje të mbani ritmet tuaja të zakonshme. Megjithatë Në planin sentimental Afërdita bën që dita të jetë e mirë.

Demi
Duke pasur një numër yjesh të favorshëm, sot mund të jetë një ditë e mbarë në planin ekonomik, sidomos për ata që kanë mundësi të investojnë kapitalet. Jeni paksa nostalgjikë.

Binjakët
Sot aktiviteti yjor në qiellin tuaj do të jetë shumë intensiv, duke bërë që edhe dita juaj të jetë shumë e ngjeshur, si në aspektin e punës ashtu edhe në atë sentimental. Kujdes në shpenzime.

Gaforrja
Që në fillim pritet që dita sotme pritet të jetë mjaft intensive, si pasojë e rritjes së ndikimit të Saturnit. Megjithatë, Mërkuri dhe Marsi mund të sjellin kontraste që mund të sjellin pengesa.

Luani
Marsi në një pozicion dominues, nuk mund t’ju bëjë tjetër veçse agresivë e arrogantë, por duhet të bëni shumë përpjekje për të ruajtur vetëkontrollin. Edhe për partnerin bëni shumë pak.

Virgjëresha
Me afrimin e javës shtohet edhe aspekti tjetër i karakterit tuaj, që është melankolia dhe gjendja jo e mirë shpirtërore. Ndoshta këtu ndikon edhe kontrasti i Saturnit me hënën në shenjë.

Peshorja
Një ditë me dy pamje, pritet të jetë kjo e sotmja për shumë nga ju që i përkisni kësaj shenje. Një pjesë e parë e ditës ku mezi do të lëvizni, ndërsa në pjesën e dytë bëheni të papërmbajtshëm.

Akrepi
Saturni dhe deri diku edhe Afërdita në orbitë sot janë aleatët tuaj, ku veçanërisht planeti i dashurisë do të stimulojë krijueshmërinë dhe fantazinë tuaj. Kujdes, nuk duhet të nxitoheni në përgjigje.

Lexo edhe :  Ekzistojnë 4 lloje gjumashësh. Po ju çfarë tipi jeni?

Shigjetari
Në përgjithësi problemet që ju dalin mund të jenë disa, por nuk janë aq të komplikuara, por kohët e fundit se ç’keni një prirje për të hiperbolizuar edhe gjërat më të parëndësishme.

Bricjapi
Me kalimin e ditëve duket se do kthjellohet edhe qielli juaj, pas kaq e kaq zymtësi në ditët e shkuara. Përfitoni nga hyrja e ngadaltë, por e sigurtë e Jupiterit, për të rifituar shkëlqimin e humbur.

Ujori
Me pak përpjekje më shumë mund ta kaloni edhe një ditë me probleme të vogla, por duhet të tregoni kujdes, sepse Hëna sot mund të sjellë luhatje në humorin tuaj. Dikush ju ka në vëmendje.

Peshqit
Kuadri yjor është shumë pozitiv, por nuk duhet t’ia lini gjithçka yjeve e aq më pak rastësisë për të zgjidhur problemet tuaja imediate. Sidomos në planin sentimental, ku situatat mund të precipitojë.

Të fundit

Meta uron vjehrrën për ditëlindje: Edhe 100 pranvera Super Fatos, zonjës së hekurt

Ilir Meta ka uruar vjehrrën për ditëlindje. Ai ka ndarë një foto në Facebook me Fatime Kryemadhin, nënën e...

Derbi Tirana-Partizani/Fanatics-at “djegin” rrugët e kryeqytetit, nisin marshimin (Video)

Pak orë na ndajnë nga derbi kryeqytetas ku sonte në orën 19:00 luhet derbi mes Tiranës dhe Partizanit. Sfida e javës së 33-të në...

Harroni takimet monotone. Ja disa ide për të zgjuar shkëndijat gjatë verës

Të gjithë e urrejnë rutinën! Sidomos në çift. Takimet e parashikuara janë armiku i shkëndijave dhe fluturave në stomak. Por, fatmirësisht me verën afër,...

Rrahën të miturin pasi pinë alkool, zbardhen detaje të reja nga ngjarja në Elbasan

Tre të rinj janë vënë nën hetim nga Policia e Elbasanit pasi mbrëmjen e së shtunës kanë kanë goditur me grushte dhe shkelma një...

Zvetënimi i teorive të konspiracionit në demokraci dhe Ilir Meta

Nga Ben Andoni Nuk ka orë, ditë të mos postohen e përcillen lajme për ish-presidentin dhe të ardhmen e fatit të Ilir Metës. Ka kaq...

Lajme të tjera

Web TV