Ish-ushtarakët “marrin” në pronësi objektet e ushtrisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ushtarakët dhe ish-ushtarakët e Forcave të Armatosura, të cilët përgjatë viteve të tranzicionit janë pajisur me dokumentacion, sipas akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi të kohës, për marrje në përdorim të objekteve në inventar të Ministrisë së Mbrojtjes për strehim, do të bëhen pronarë të këtyre objekteve.

Ky është qëllimi i një projektligji të hartuar nga Ministra e Mbrojtjes, i cili ka dalë për konsultim publik këto ditë. Përfituesit duhet të dorëzojnë 12 dokumente për të hyrë në listën e përfituesve.

Në relacionin që shoqëron projektligjin mësohet se drafti është hartuar si rezultat i nevojës së zgjidhjes së problemit për më tepër se 20-vjeçar të statusit juridik të pronave, të cilat aktualisht rezultojnë në inventar të Ministrisë së Mbrojtjes, por që me dokumentacion (autorizime, listë shpërndarje etj.) u janë dhënë ushtarakëve për qëllime strehimi.

Propozimi i këtij projektligji ka si qëllim të zgjidhë çështjet e mbetura pezull prej një kohe për më shumë se 20 vjet të statusit juridik të pasurive të paluajtshme, të cilat aktualisht rezultojnë në inventar të Ministrisë së Mbrojtjes, por që me dokumentacion (autorizime, listë shpërndarje etj.) u janë dhënë ushtarakëve për qëllime strehimi.

“Me reformimin e vazhdueshëm ndër vite të Forcave të Armatosura këto objekte dolën jashtë planit të përhapjes dhe iu dhanë ish-ushtarakëve/ushtarakëve për qëllime strehimi, në bazë të akteve ligjore e nënligjore, të cilat ishin në fuqi në momentin e dhënies së tyre”, – thuhet në draft.

Titulli i pronësisë

Projektligji synon pajisjen me titull pronësie për ushtarakët, ish-ushtarakët apo trashëgimtarët e tyre, të cilët aktualisht i zotërojnë këto objekte banimi në bazë të dokumentacionit të lëshuar nga Ministria e Mbrojtjes apo strukturave të tjera ushtarake në momentin e pajisjes me objekte për qëllim strehimi.

“Për zgjidhjen e problematikës së krijuar, nga Ministria e Mbrojtjes ka pasur edhe më parë iniciativa. Konkretisht në vitin 2014, me iniciativë të kësaj Ministrie, filluan përpjekjet për gjetjen e një zgjidhje ligjore dhe gjithëpërfshirëse të problemit të privatizimit të banesave të dhëna për strehim familjeve të ushtarakëve dhe ish-ushtarakëve, të ndodhura brenda pronave në përgjegjësi administrimi të kësaj ministrie”, – thuhet në draftin për privatizimin e objekteve dhe sipërfaqeve ndërtimore nën objektet e dhëna për strehim, në inventar të Ministrisë së Mbrojtjes, i cili mban firmën e ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka.

Lexo edhe :  I japin bakshish kamarieres 150 euro se është “vajzë e mirë”: i ndjek dhe i quan hajdutë

Verifikimi

Instituti i Gjeografisë dhe Infrastrukturës Ushtarake ka përgatitur gjithë dokumentacionin e nevojshëm teknik, sipas gjendjes aktuale të objekteve të dhëna për strehim, ndërsa komandat e strukturave administruese verifikuan në vend gjendjen reale të këtyre objekteve, duke përpiluar listat e familjeve të ushtarakëve dhe ish-ushtarakëve që banojnë faktikisht në këto objekte.

Ndërkohë, nga Enti Kombëtar i Banesave u bë një vlerësim paraprak i kostove që do të përballohen nga familjet e strehuara në këto objekte, në rast privatizimi, sipas akteve ligjore/nënligjore në fuqi, duke marrë si shembull tri objekte me shpërndarje gjeografike, Shkodër, Tiranë, Kolonjë, me sipërfaqe sa mesatarja e sipërfaqes së objekteve që synohet të privatizohen në bashkinë përkatëse.

“Propozimi i një projektligji shihet si e vetmja mundësi për zgjidhjen e problematikës së kalimit të pronësisë ushtarakëve, ish-ushtarakëve apo i trashëgimtarëve të tyre.

Drafti i projektligjit përfshin vetëm këtë kategori personash dhe parashikon kalimin e objekteve të dhëna për strehim, nga përgjegjësia e administrimit të Ministrisë së Mbrojtjes, në përgjegjësi administrimi të ministrisë përgjegjëse për strehimin për Entin Kombëtar të Banesave, me qëllim privatizimin e tyre nga poseduesit”, – thuhet në relacion.

Objektet e banimit

Problematikë kryesore në hartimin e projektvendimit si më lart qëndron fakti se objektet e reparteve ushtarake janë dhënë në përdorim të familjeve të ushtarakëve dhe të ish-ushtarakëve në një periudhë kryesisht prej 20 vitesh, në bazë të akteve ligjore dhe nënligjore të kohës për privatizimin e pronës shtetërore, gjatë kësaj kohe përdoruesit e objekteve për nevojat e tyre kanë kryer investime, ndërtime informale në këto objekte, duke ndryshuar pjesërisht ose tërësisht planimetrinë/strukturën e objekteve në të cilat banojnë.

Dokumentacioni vërtetues i pajisjes së personave me objekt për qëllim strehimi është:

  1. a) Autorizim nga komisionet e strehimit;
  2. b) Listë shpërndarjeje nga komisioni i strehimit apo nga Ministria e Mbrojtjes;
  3. c) Urdhër i ministrit të Mbrojtjes për strehim;

ç) Shkresë drejtuar Entit Kombëtar të Banesave;

  1. d) Autorizim nga komandat e reparteve për strehim;
  2. dh) Autorizim i përkohshëm nga komandat e reparteve për strehim;
  3. e) Kontratë ruajtjeje ndërmjet poseduesit dhe komandës së repartit;

ë) Urdhër ruajtjeje nga komanda e repartit që ngarkon poseduesin për ruajtjen e objektit;

  1. f) Urdhër për strehim të përkohshëm nga komanda e repartit;
  2. g) Kontratë provizore ndërmjet poseduesit dhe komandës së repartit;
  3. gj) Kontratë qiraje ndërmjet poseduesit dhe komandës së repartit;
  4. h) Vendim nga komisionet e strehimit./Fjala.al/

Të fundit

Barcelona vendi “makth” për Real Madridin, Espanyol befason “Los Blancos”

Real Madridi pësoi një disfatë të hidhur mbrëmjen e sotme, teksa u mposht nga Espanyoli i Marash Kumbullës me...

Ambasadori Meidani mbi Debatin për Ndërhyrjen e NATO-s: Historia nuk do të rishkruhet!

Në një intervistë, gazetarët e njohur Piers Morgan dhe Tucker Carlson u përfshinë në një debat të ashpër mbi rolin e NATO-s në ndërhyrjen...

Akt i rëndë vandalizmi, dëmtohen ikonat në kishën “Ngjallja e Krishtit”

Një akt vandalizmi është regjistruar pasditen e sotme në kishën "Ngjallja e Krishtit" në Ksamil. Sipas përfaqësuesit të këtij objekti kulti, At Pandeli, ngjarja...

Aplikacioni kinez trazon garën për inteligjencën artificiale

Deri më tani, kompanitë e mëdha amerikane kanë udhëhequr në garën globale për krijimin e sistemit më të avancuar të inteligjencës artificiale. Ato mbështeten...

Pesë ushqime që forcojnë sistemin imunitar gjatë dimrit

Dimri është koha kur sistemi ynë imunitar ka nevojë për më shumë ushqime të shëndetshme për të përballuar viruset dhe ftohjen. Më poshtë kemi listuar se cilat...

Lajme të tjera

Web TV