Dalin në ankand stolitë e Marie Antoinette

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy byzylykë diamanti që i përkisnin mbretëreshës franceze Marie Antoinette do të dalin në ankand në muajin nëntor, në Gjenevë, njoftoi dje shtëpia e ankandeve Christie’s. Rrathët, të zbukuruar me 112 diamante, do të shiten së bashku në shifrën 2-4 milionë
dollarë.

Ky vlerësim përfshin jo vetëm vlerën e diamanteve, por edhe faktin që blerësi do të mbajë bizhuteri që dikur i përkisnin mbretëreshës së famshme Marie Antoinette.

Bizhuteritë historike ndërkohë mund të shiten shumë më tepër sesa çmimi i kërkuar.

Në vitin 2018, një varëse perlash dhe diamanti natyror që i përkiste mbretëreshës fatkeqe franceze u vlerësua nga shtëpia e ankandit Sothebye’s në 1-2 milionë dollarë, por u shit për 36 milionë dollarë. Vlera e diamanteve antike varion nga një deri në katër karat.

Marie Antoinette u ekzekutua në gijotinë në Paris në tetor 1793, në moshën 37-vjeçare.

 

Të fundit

Birrat e forta janë më të shëndetshme për një arsye, flasin shkencëtarët!

Disa birra mund të konsiderohen shumë të shëndetshme falë sasisë së baktereve miqësore me zorrët që ato përmbajnë, sipas...

Ratifikohet marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për pensionet/Ja sa vota mori pr.ligji

Me 92 vota pro dhe asnjë kundër, Kuvendi i Shqipërisë ka ratifikuar marrëveshjen me Italinë për sigurimit shoqërore, ku pritet të përfitojnë 500 mijë...

Sulmi i Veliajt ndaj mediave/ Rama zbulon bisedën: Ja çfarë i thashë

Kryeministri Edi Rama ka komentuar sulmin e Erion Veliajt ndaj mediave pas daljes nga SPAK , ku qëndroi përreth 7 orësh duke dëshmuar për...

Si klima po godet ekonominë?

Mbi 198 milionë dollarë në vit, 16.5 milionë në muaj apo rreth 550 mijë dollarë në ditë. Kaq para humbet Shqipëria nga ndryshimet klimatike...

Vrasja e policit / Klodiana Lala tregon çfarë pa në kamerat e sigurisë

Gazetarja Klodiana Lala thotë se kamerat e sigurisë kanë kapur momentin e vrasjes së oficerit të policisë në fshatin Baltës të Fierit. Ajo tha se...

Lajme të tjera

Web TV