Agata Kristi, “Mbretëresha e Krimeve” me 70 romane

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Agata Kristi (Agatha Christie) është shkrimtare angleze e cila është e njohur për romanet e saj të zhanrit kriminalistik. Për këtë arsye, shumëkush e ka quajtur atë si “Mbretëresha e Krimeve” dhe “Mbretëresha e Misterit”. Ajo lindi më 15 shtator 1890 në Torquay të Anglisë, kurse vdiq në moshën 86 vjeçare më 12 janar 1976.

Veprat e saj si “Vrasja në Ekspresin e Orientit” (Murder on the Orient Express) dhe “Misteri i Trenit të Kaltër” (The Mystery of the Blue Train), e vendosën atë në mesin e kryesuesve të listës së autorëve më të shitur të të gjitha kohërave. Gjatë karrierës së saj 56 vjeçare, ajo i shkroi rreth 70 romane dhe 165 tregime të shkurtra kriminalistike. Po ashtu, ajo i ka shkruar edhe disa vepra teatrale, prej të cilave, më e njohura është “Kurthi për Minj” (The Mousetrap), e cila është shfaqur mbi 25.000 herë dhe si e tillë është një prej dramave më të shfaqura ndonjëherë. Për herë të parë “Kurthi për Minj” u shfaq në vitin 1952.
Kjo autore ka shkruar edhe romane të dashurisë si dhe kujtime. Veprat e saj janë përkthyer në 50 gjuhë, në mënyrë që të këta libra të mund të lexohen nga lexuesit në mbarë botën.

Personazhet, apo më mirë të themi detektivët më të famshëm, të Agata Kristit janë Hercule Poirot (Herkul Poaro) dhe Miss Marple (Zonjusha Marple), të cilët paraqiten në dhjetëra romane dhe tregime të shkurtra të saj. Poirot, paraqitet në veprat “Vrasja e Roxher Akrojd” (The Murder of Roger Ackroyd), “Misteri i Trenit të Kaltër” (The Mystery of the Blue Train), dhe “Vdekja në Re” (Death in the Clouds). Kurse, detektivja Miss Marple paraqitet në romanet “Gishti Lëvizës” (The Moving Finger), “Xhepi Përplot Thekër” (A Pocket Full of Rye). Personazhi i Miss Marple është luajtur, në realizimet në ekranin e vogël, nga aktoret si Anxhela Lansbury (Angela Lansbury), Helen Hejs (Helen Hayes) dhe Xheraldinë Mekeuan (Geraldine Mcewan). Personazhe të tjera të famshme nga romanet e Agata Kristit janë Tupense (Tuppence) dhe Tomi Beresford (Tommy Beresford), Koloneli Rejs (Colonel Race), Parker Pajn (Parker Pyne) dhe Ariadne Oliver (Ariadne Oliver).
Agata Kristi vdiq nga shkaqe natyrore më 12 janar 1976, në shtëpinë e familjes së saj në Winterbrook House (Uinterbruk Haus) në qytezën e Wallingford (Uallingford). Një vit pas vdekjes së Agata Kristit, bashkëshorti i saj Maks Mallouan (Max Mallowan) u martua sërish me një kolege arkeologe. Ndonëse pak para fundit të jetës së Agata Kristit qarkullonin fjalët për një lidhje të Maksit me këtë femër, çifti bashkëshortor nuk u mor me këto thashetheme, dhe asnjëherë nuk u dëshmua se Maks e kishte tradhtuar me të vërtetë Agatën. Maks vdiq një vit pas martesës së tij të dytë.

Lexo edhe :  E ironizoi publikisht, Ermal Mamqi i përgjigjet Rezart Veleshnjas?

Përndryshe, të gjithë adhuruesit e Agata Kristit, sot mund të marrin me qira shtëpinë e saj, për të parë se si jetonte dikur autorja e tyre e preferuar. Aty gjenden ende të gjitha gjërat e vjetra, mobilet dhe madje edhe pianoja në të cilën dikur luante Agata Kristi.

Të fundit

Luhatje të papërfillshme në monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 15 maj 2024

Sot, më 15 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 92.5 lekë dhe shitet 93.5 lekë. Euro sot blihet me 100.2 lekë, ndërsa...

Juli apo Meritoni? Ja cili nga banorët shpallet finalisti i dytë i BBV3

Jul Deda është shpallur finalisti i dytë i këtij edicioni të Big Brother VIP. Ai ishte në garë me Meriton Mjekiqin dhe shkon në finale...

A do të ketë reshje shiu? Surpriza e motit për ditën e sotme

Rrymat ajrore të paqëndrueshme do të ushtrojnë aktivitetin në gadishullin e Ballkanit duke mbajtur reshje shiu dhe stuhi në territorin e Shqipërisë. E Mërkurë, 15...

Horoskopi i ditës, 15 Maj 2024

DASHI Periudha e rëndësishme që fillon javën e ardhshme. Megjithatë, ka situata që duhen përballuar me guxim: kjo do të jetë java e diskutimeve. Për...

Lajme të tjera

Web TV