Makthi i Pep: Tuchel duke kërkuar fitoren e katërt radhazi ndaj Guardiolas

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Thomas Tuchel duket se është makthi i Pep Guardiolas.

Chelsea triumfoi ndaj Manchester City në finalen e Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar, dhe nuk ishte hera e parë që Tuchel ka arritur të marrë më të mirën nga Pep Guardiola.

“Ne jemi përpjekur të studiojmë lojën e tyre dhe të shohim se çfarë kanë bërë në ndeshje që kur Tuchel ka mbërritur tek Chelsea, çdo ndeshje është një mundësi e re për të mësuar dhe përmirësuar” tha Guardiola .

Që nga koha kur Tuchel zbarkoi në Londër, më pak se një vit më parë, të dy trajnerët janë takuar tri herë dhe të besuarit e Guardiolës kanë humbur secilën prej tyre. Chelsea fitoi 1-0 në gjysmëfinalen e FA Cup, 2-1 në Premier League në Manchester, dhe më pas 1-0 në finalen e Ligës së Kampionëve.

“Na mungoi saktësia në ndeshjen e fundit. Ne humbëm topat e dytë dhe ata janë të shkëlqyeshëm në kundërsulm. Ata janë fizikë dhe struktura e tyre mbrojtëse është shumë solide. Ne luajtëm me guxim dhe personalitet, por ata ishin më mirë në kundërsulm”, tha Pep.

Guardiola ka provuar një sërë taktikash të ndryshme, por asgjë nuk ka punuar kundër Tuchel deri tani; që nga vendosja e Fernandinhos dhe Rodrit para mbrojtjes e deri tek paketimi i mesfushës me sulmin.

“Kam respektin më të madh për Guardiolën ,” tha Tuchel . “Unë jam një admirues i madh i tij. Ndeshjet kundër City kanë qenë 50:50. Ne morëm rezultate të mira, por gjithashtu kemi vuajtur”.

Nëse Tuchel del përsëri në krye këtë fundjavë, ai do të bëhet trajneri i parë që mund Guardiola -n në katër ndeshje radhazi, aktualisht ai ndan rekord të barabartë  Jurgen Klopp në 2018 që e mposhti tre herë.

3-4-3 i gjermanit është bërë makthi i Pep . Ai nuk di si ta kapërcejë atë, as të dalë përtej fizikut superior të Chelseat . Duke shtuar edhe afrimin e Romelu Lukaku, skuadra e Tuchel është edhe më shumë kërcënuese sesa ishte më parë.

Lexo edhe :  Sherre mes tifozëve të Tottenham dhe United, anglezët “kthejnë përmbys” Bilbaon

 

Të fundit

Kush janë 7 personat e arrestuar në Durrës! Mes tyre Xhevdet Plaku dhe Voltan Xhani

Drejtori i policisë vendore të Durrësit, Vilson Bala, në një konferencë për mediat, bëri me dije se 7 persona...

Terapistët aprovojnë: Këto janë 4 zakonet që ndjekin çiftet e lumtura

Sipas ekspertëve, për të shijuar një marrëdhëinie të suksesshme, duhet më shumë se thjesht "të kaloni kohë së bashku". Më poshtë gjeni 4 këshilla...

Ja cilët janë qytetet më tërheqëse në botë

Nju Jorku, Londra dhe Parisi kryesojnë listën e qyteteve më tërheqëse në botë, sipas renditjes më të fundit të publikuar nga instituti prestigjioz britanik...

“Po bëni gjenocid!”/ Deputeti izraelit protestë në parlament, nxirret me forcë nga salla

Deputeti arabo-izraelit Ayman Odeh u përjashtua me forcë nga foltorja e Knesset-it pas një fjalimi të zjarrtë në të cilin kritikoi ashpër ndërhyrjen ushtarake...

Kujdes nga kontrolli i tepërt ndaj fëmijëve, u shkaktoni atyre probleme psikologjike

Një prind shumë mbrojtës nuk është gjithmonë një prind që jep siguri. Këtë e sugjerojnë dy studime të fundit të realizuara nga Departamenti i Psikologjisë...

Lajme të tjera

Web TV