Presidentja e KE: Shqipërisë ia kemi borxh anëtarësimin në BE

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen ishte dje në Tiranë ku takoi Presidentin e Republikës Ilir Meta si dhe kryeministrin Edi Rama, duke shmangur takimin me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha. Von der Leyen theksoi edhe njëherë mbështetjen e saj për integrimin e Rajonit në BE, duke këmbëngulur se është një detyrim për të rinjtë që besojnë në ëndrrën europiane. Sipas Presidentes së KE, BE dhe Ballkani Perëndimor do të jenë gjithmonë më të fortë së bashku.

Ballkani Perëndimor

Vizita e Presidentes së KE në vendin tonë vjen pas vizitës së Kancelares gjermane Angela Merkel, e cila nënvizoi se Ballkani Perëndimor ka shumë miq në Europë, duke kërkuar nga BE të mbajë fjalën për integrimin e Rajonit. Po ashtu ku udhëtim i Von der Leyen ndodh para samitit BE-Ballkan Perëndimor, që do të mbahet më 8 tetor në Slloveni, ku në fokus do të jetë procesi i zgjerimit. Nëse “Open Balkan” është një mënyrë për stabilizuar rajonin apo jo, Ursula Von der Leyen tha se: “Çfarëdolloj iniciative që është brenda procesit të Berlinit dhe që është bashkëpunuese mirëpritet prej nesh”. Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, ajo tha se duhet të jetë një proces i hapur gjithëpërfshirës dhe që thellon bashkëpunimin ekonomik mes vendeve. “Mendoj që po shikojmë ecurinë ekonomike dhe thellimin e marrëdhënieve ekonomike dhe tregun e përbashkët rajonal. Procesi i Berlinit është kuadri që po shtyn procesin e integrimit përpara që 6 vendet e rajonit do të përfitojnë. Ne nuk duhet të shohim fjalët, por kontekstin të jetë proces i hapur, gjithëpërfshirës dhe thellon bashkëpunimin mes ekonomive të rajonit”, tha Presidentja e KiE.

Integrimi

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen nënvizoi në konferencën për shtyp të zhvilluar në Qerek të Krujës, ku vizitoi një kopsht të ndërtuar me fonde europiane, se e ardhmja e Shqipërisë është në BE dhe se bashkëpunimi ekonomik ne Rajon do të jetë motori që do të zbusë konfliktet. “Më lejoni të shprehem qartë, e ardhmja e Shqipërisë është në Bashkimin Europian, jemi miq dhe partnerë edhe pse e  di që ka qenë një rrugë e gjatë”, tha ajo. Sipas saj, “të gjashtë partnerët në rajon duhet të ecin me shpejtësi, unë jam mbështetëse e procesit të Berlinit, është e rëndësishme që të ecim përpara. Aq më i shpejt do të jetë ky proces, aq më i shpejtë procesi i anëtarësimit në BE. Prandaj unë, mbështes anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, jam e vendosur që të fillojnë bisedimet”. Duke komentuar edhe tensionet midis Serbisë dhe Kosovës, Von der Leyen nënvizoi se është thelbësore që të ulet tensioni dhe të rifillojë dialogu. “Edhe BE pas luftës u rindërtua fillimisht në dimensionin ekonomik, hap ky që solli me vonë edhe pajtimin”.

Lexo edhe :  “Integrimi, Shqipëria arritje historike”/Konjufca:Me Shqipërinë në krah, do arrijmë shumë

Konferenca e Parë Ndërqeveritare

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha se objektivi është që Konferenca e Parë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE të mbahet para fundit të vitit. “Ne kemi punuar fort për çeljen e kësaj konferencë ndërqeveritare dhe dua të them se ju keni bërë pjesën tuaj, i keni kryer këto detyra. Ne do të bëjmë gjithçka që të kapërcejmë ato pengesa. Kjo nuk duhet të pengoje procesin e zgjerimit. Ne shpresojmë që të fillojmë konferencën para fundit të këtij viti. Ky është synimi”, tha presidentja e KE. Por duke qenë se mbajtja e konferencës ndërqevritare disa herë nuk ka marrë dritën jeshile, Rama u shpreh skeptik, duke thënë se për objektivin e Presidentës nuk mund të verë bast.

Investimet

Për sa i përket dimensionit të investimeve, kreu i Komisionit Europian radhiti investimet e BE-së në Shqipëri, duke pranuar se në pjesën e furnizimeve me vaksina kundër pandemisë. “Kemi pasur një fillim të vështirë në Ballkanin Perëndimor, jemi të ndërgjegjshëm, por jemi të vullnetshëm ta kapërcejmë këtë. Kemi shpërndarë 430 mijë vaksina, sepse do të na ndihmojnë të kalojmë pandeminë, dhe financimi i BE-së mund të përdoret në këtë pikë, nëse dëshirohet. Kemi mbështetur me 3.3 miliardë euro rajonin për masat anti-COVID, Shqipëria ka marrë 230 milionë euro”, tha Presidentja e KiE-së. Por sipas Von Der Leyen, është koha për të parë tek e ardhmja, veçanërisht e rinisë, që duhet të ketë “punë të mirëpaguar, e gjelbër dhe digjitale, sepse ata do të jenë qytetarët e ardhshëm të BE-së. Ky është plani ynë i investimeve, kemi parashikuar 9 miliardë euro për këtë në rajon, ku ju propozoni projekte të forta, që mund të tërheqin edhe 20 miliardë euro të tjera”. Presidentja e Komisionit Europian tha se BE do të investojë këtë vit 600 mln euro. “Ju jeni ata që bëni propozime për projekte në mënyrë që ne të arrijmë dhe të sjellim më shumë investime. Tanimë kemi investuar 500 mln euro, e kam kënaqësinë të them se do të investojmë edhe 600 mln të tjera. Po bashkëpunojmë me njëri-tjetrin për të krijuar vende pune dhe për të lidhur rajonin”, tha presidentja e KE-së.

Të fundit

Merr fund makthi i barazimeve, Juve mposht Monzën dhe rikthehet tek fitorja në kampionag

Merr fund makthi i barazimeve! Juventusi është rikthyer te fitorja në kampionat pas 4 barazimesh radhazi, dhe plot 43...

Nga luhatjet hormonale te rënia e imunitetit, çfarë i ndodh trupit tuaj gjatë festave

Pas imazheve ëndërrimtare të dekorimeve të Krishtlindjeve dhe eventeve festive, shpesh gjenden ëmbëlsirat e panumërta, gotat me verë të zier dhe darkat stresuese familjare. Me...

Destinacionet perfekte nëse doni atmosferë KRISHTLINDJESH

Atmosfera e Krishtlindjes po fillon të ndihet kudo, por askund më mirë se në markatat festive nuk mund të përjetohet më bukur. Markata apo tregu...

Kuvendi pritet të miratojë ligjin për vitet e humbura të punës, ja kush përfiton

Në vitin e ardhshëm pritet të zyrtarizohet nisma ligjore, e cila njeh vitet e punës që nuk dokumentohen, për qëllime pensioni. Projektligji u miratua...

Shqipëria mbyll TikTok, eksperti:Ja mënyrat që do të përdoren për të pasur aplikacionin

Tomi Kallanxhi, ekspert IT, në një emision televiziv, ndërsa e konsideroi si show vendimin e Kryeministrit. Në vijim, Kallanxhi tregoi disa nga mënyrat që mund...

Lajme të tjera

Web TV