Rama vendos vijën e kuqe: Nuk ka partiakë në administratë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur Kryesinë e PS-së ku përveç vendimeve të marra në caktimin e drejtuesve politik në zona të ndryshme foli edhe për emërimet në administratë. Gjithashtu kreu i qeverisë u shpreh se pret bashkëpunim nga Basha për të bërë ndryshimet në Kushtetutë ne lidhje me zgjatjen e afateve të komisionerëve të vetingut.

Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së PS-së kryeministri Edi Rama ka dhënë një prononcim për media, ku deklaroi vijën e kuqe të punësimeve sa ju takon simpatizantëve të Partisë Socialiste. Rama tha se punësimet dhe drejtoritë nuk janë pronë e PS dhe mbajtja larg e këtyre punësimeve ndihmon në cilësinë e administratës. “Ajo që do nënvizoja si shumë të rëndësishme nga kjo mbledhje është që një vijë e kuqe e cila është vendosur fort në Kongresin e Partisë dhe do të thellohet, është se punësimet dhe drejtoritë nuk janë pronë e PS, janë pronë e popullit shqiptar dhe janë funksion i qeverisë dhe i gjithë strukturave ekzekutive të Republikës së Shqipërisë, bazuar në Kushtetutë dhe ligj”, tha Rama. Kryesocialisti tha se kjo vijë e kuqe nuk është propagandë. “Ta kenë të gjithë të qartë, kjo nuk është propagandë, kjo është vija ndarëse që do na garantojë kalimin në një nivel tjetër të cilësisë dhe qasjes së administratës në raport me publikun. Nëse në shërbimin civile kemi garantuar tanimë që proceset e rekrutimeve kalojnë në kanale ligjore përmes konkurseve të Departamentit të Administratës Publike, në pjesën tjetër të administratës kemi një problematikë serioze të trashëguar në 30 vjet, por duhet ta qasim me forcë dhe vendosmëri”, tha Rama.

Hapja e partisë

Kryeministri duket se po nis edhe një process tjetër brenda partisë, duke kërkuar hapjen e saj dhe tërheqjen e sa më shumë individëve të fushave të ndryshme për të dhënë kontribut. “Për një proces tjetër të ri transformimi të brendshëm dhe hapjeje dhe në bazë të disa vendimeve puna në territor do zhvillohet paralelisht. Për analizat e rezultateve qendër për qendër, për të verfifikuar cilësinë e përfshirjes të gjithë anëtarëve të PS në zgjedhje në raport me rezultatet dhe për ta hapur partinë për prurje të reja nga shoqëria, pavarësisht moshës, për të krijuar një bazë të re për te ecur më tutje”, tha kryeministri Edi Rama.

Lexo edhe :  "Nuk do të kem kurrë Tik Tok", Jennifer Aniston tregon përse është kundër rrjetit social

Pazaret politike

Lidhur me idenë e bashkëpunimit me Partinë Demokratike, kreu i qeverisë tha se duhet të thyhen disa barriere që janë vendosur me kohën dhe që qëndrojnë për inerci. “Ne jemi sot përsëri në qeveri si një forcë e vetme por ne nuk do e harrojmë për asnjë moment se në qeveri ne nuk na kanë sjellë thjesht votat e anëtarësisë sonë por të shumicës dërrmuese të shqiptarëve e atyre duhet t’u japim shansin të përfshihen në familjen tonë politike, duke thyer barriera që koha i vendos dhe inercia i mban aty, e ti japim mundësi shqiptarëve të ndihen mirë për sa na takon jo se ne i bëjmë mirë të gjitha gjërat as se ne nuk bëjme gabimet tona, por se bëjmë gjithmonë më të mirën tonë që më e mira të bëhet dhe për të tjerët”, tha Rama. Më tej u ndal në bashkëpunimin me opozitën për çështje të rëndësishme, ku njëra prej tyre pritet të jetë e afërt e cila ka të bëjë me ndryshimet kushtetuese për reformën në drejtësi. “Zgjatja e mandatit të organeve të vetingu është një domosdoshmëri që vjen si rezultat i një procesi që e ka treguar se sa i vyer është për pastrimin e llumit nga sistemi i drejtësisë dhe nxjerrjen në pah të njerëzve me integritet. Ky proces nuk mund të ndërpritet. Nga ana tjetër ju kujtoj që reforma në drejtësi është një reformë e bazuar tek një partneritet shumë i ngushtë i pandërprerë dhe i padiskutueshëm me parnterët tanë aleatët tanë stratetgjik SHBA dhe BE. Kështu që këtu besoj se vija është shumë e ndarë”, tha Rama. Sipas tij, opozita është e detyruar të bashkëpunojë, pasi nuk ka kthim mbas dhe se kundërshtia e tyre bie ndesh me interesat e vendit dhe me vendet aleate. “Reforma në drejtësi nuk është dicka për t’u negociuar por për tu kryer dhe në këtë pikë është e qartë për të gjithë që kthim prapa nuk ka, qendrim në vend nuk ka, e kush i bie ndesh reformës në drejtësi i bie ndesh interesave të vendit, aleancave të vendit”, tha Rama.

Të fundit

Një tjetër helikopter fluturon mbi shtëpinë e BBVi, ja për kë banor ishte mesazhi

Në Big Brother Vip tashmë kemi parë të vijnë dronë me mesazhe motivuese për banorët, por edhe helikopterë. Pas surprizës...

Ulja e moshës ligjore për abort/ Ministrja Koçiu: Ligji është qartësisht i shkruar

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu foli në emisionin “Real Story” për debatin që ka shkaktuar nisma ligjore për abortin. Gjatë kësaj interviste,...

Eksportohet energji/ KESH shet energji në vlerën e 3.2 milionë eurove për një javë

Shqipëria ka eksportuar sërish energji elektrike.Kjo ka ardhur si rezultat i reshjeve të shiut që kanë përfshirë vendin gjatë javëve të fundit duke rritur...

VIDEO/ Ky është Jahti 300 milionë dollarësh i Mark Zuckerberg “Launchpad”

Jahti 'Launchpad', që besohet se është në pronësi të Mark Zuckerberg, është parë në ujërat e Fort Lauderdale, Florida. Bashkëthemeluesi i Facebook dhe CEO i...

Kryesia e Partisë së Lirisë zgjedh dy Sekretarë dhe tre Kryetarë Komisionesh (Emrat)

Kryesia e Partisë së Lirisë zgjedh dy Sekretarë dhe tre Kryetarë Komisionesh Kryesia Politike e Partisë së Lirisë, me qëllim vënien sa më parë në...

Lajme të tjera

Web TV