Sipas ekspertëve në Mbretërinë e Bashkuar, varianti “Delta Plus” mund të përhapet me lehtë se varianti Delta. Agjencia britanike e Shëndetësisë (UKHSA), theksoi se Delta Plus nuk është një variant me interes apo shqetësues, dhe për këtë arsye nevojiten më shumë të dhëna, shkruan BBC
AY.4.2 është një “degë”e Delta që përfshin disa mutacione të reja që prekin proteinën “Spike”, të cilën virusi e përdor për të depërtuar në qelizat tona. Mutacionet – Y145H dhe A222V – janë zbuluar në variante të ndryshme të koronavirusit që nga fillimi i pandemisë.
Disa raste janë identifikuar edhe në SHBA. Mbretëria e Bashkuar ka miratuar tashmë dozën përforcuese të vaksinës Covid për personat më të rrezikuar. Dr Jenny Harries, Shefja e Ekzekutive e UKHSA, tha: “Këshillat për shëndetin publik janë të njëjta për të gjitha variantet aktuale. Vaksinohuni dhe merrni dozën tuaj të tretë ose përforcuese.
“Tregohuni të kujdesshëm. Mbani maskat në hapësirat e mbushura me njerëz dhe në ambientet e brendshme, hapni dritaret dhe dyert për të ajrosur dhomën.Nëse keni simptoma bëni një test PCR dhe izolohuni në shtëpi derisa të merrni përgjigjen e testit.”