Tomi Kondakçi, serenatat më të ëmbla se liria

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lëçitës besnik i tingujve muzikorë.  Në një tren lumturie, që reshti së udhëtuari në vitet më të bukura të jetës. Historia e trishtë, frymëzuese e Tomi Kondakçiut, njeriut që paraditeve punon roje shkolle e darkave mbush qytetin e Korçës me serenata

 Nga Alessia Selimi

Tomi Kondakçi ecën, me kitarën e hedhur në sup, sokakëve të qytetit. Pllakat e holla, të përkulura, që mbulojnë çatitë e ndërtesave, mbartin gjurmë të lehta dëbore. Korça është e ftohtë, por jo për shpirtin e këtij këngëtari ëndërrimtar. Mban veshur stof të trashë, të gjatë gjer në gju. Në një lokal të vogël, veçse me dhjetë tavolina, ja ku po e shpien këmbët. Ky burrë në të 60-at e tij duket se ka ndërmarrë një mision. “Serenata, himni i dashurisë korçare, nuk duhet harruar”-thotë Tomi për Fjala, teksa ngjit të paktat shkallë që e ndajnë nga duartrokitjet.

Portreti i qeshur, nuk të udhëheq në një të shkuar të trishtë. Por kur kjo e fundit ka jetuar, zor se mund të mos lërë shenja. Një e tillë pikaset në mënyrën se si Tomi përkedhel siluetën e kitarës. Ky instrument muzikor, i ka kushtuar lirinë. E megjithatë, nuk e fajëson. Thotë se e ka mike zemre, të pazëvendësueshme.

Tomi është një nga të persekutuarit e regjimit komunist, për të cilin portat e burgjeve komuniste do të hapeshin që në moshën 19-vjeçare, nën akuzën e tentativës për arratisje dhe agjitacion/ propagandë. “Isha një djaloshar që ëndërronte të bëhej këngëtar, larg Shqipërisë. Asokohe, vendi ynë nuk të jepte asnjë mundësi për t’u zhvilluar si artist, vetëm po t’i thurje lavde partisë dhe atdheut. Për mua, arti s’mund të ishte kurrsesi kaq i cunguar”-shprehet Tomi,duke shtuar se dënimin e tij e vuajti fillimisht në burgun e Spaçit dhe më pas në kamp burgun e Qafë-Barit. “Kisha kohë që e mendoja arratisjen, por nuk e kisha biseduar me askënd. Veçse me dy miq, të cilët më thanë se kishin të njëjtën dëshirë. Me destinacion Amerikën, itinerari do të ishte Korçë-Pogradec-Tushemisht-Ohër-Jugosllavi. Eca në këmbë deri në momentin kur kuptova se shokët nuk i kisha më pas meje. Ata më kishin spiunuar te Sigurimi i Shtetit. E vetmja gjë që mendova në ato çaste ishte të vazhdoja rrugën, që nuk e dija as vetë se ku do të më çonte. M’u desh edhe të notoja, por pas 3 km u kapa në flagrancë”-rrëfen Tomi, pa dashur aspak të ndalet në kalvarin e tij të vuajtjeve.  “Jeta më mori të tjera ngjyra. Pas daljes nga burgu, tonet e errëta do t’i ndjeja edhe më shumë mbi faqet e rinisë sime. Provova jo vetëm shijen e tradhtisë, por edhe të braktisjes”-thotë ai.

Lexo edhe :  Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë

Duke respektuar vullnetin e tij, i rikthehemi së tashmes.  Serenata korçare, gjatë ekzistencës së saj afro 150-vjeçare, numëron shtatë breza serenatistësh. Tomi pohon fatkeqësisht se kjo gjini muzikore, e spikatur vetëm në këtë qytet jug-lindor, tashmë e ka mbyllur ciklin e saj. Më tej, thotë se gjithçka ka ardhur si rrjedhojë e muzikës komerciale. “Dolëm nga një qilar i errët, shumë i errët. Kësisoj, na zuri drita dhe u verbuam”-shprehet Tomi, duke iu referuar pikërisht daljes nga sistemi komunist dhe ekspozimit të artit dhe kulturës në forma dhe dimensione të ndryshme.

Sipas tij, të rinjtë e dikurshëm, ndryshe nga ato të ditëve të sotme, etiketoheshin nga pasioni.“Dikur mblidheshim dhe këndonim serenata në kodrat e qytetit, te kafeneja e Shetros, tek lokal “Panda”dhe mbi të gjitha atje ku e kishte lezetin e saj: nën dritaret dhe ballkonet e vajzave të dashuruara apo bukurosheve korçare të adhuruara. Më vjen keq ta pranoj se kjo traditë e bukur e miqësisë, gëzimit kolektiv dhe e dashurisë së çiltër, është fanitur”-thotë Tomi, duke shpjeguar kështu se përse vijon t’i qëndrojë besnik ëmbëlsisë së serenatave.

Me një çiltërsi për t’u admiruar, sikurse mund ta ketë vetëm një artist i vërtetë, thotë se për një pjesë të mirë njerëzish serenatat janë të mërzitshme. Por, kjo gjë nuk e shqetëson aspak. Fundja, sikurse mund të jetë po prapë vetëm një artist i vërtetë, e ka pranuar ngahera faktin se bota është diverse dhe se njerëzit e saj janë të ndryshëm.

Serenatave u kushton zakonisht mbrëmjen, kur i tërë qyteti bie në qetësi. Tomi i nis ditët e tij herët, larg kitarës, ndonëse përshkon të njëjtët sokakë të qytetit. Me këpucë të zeza dhe të lustruara, me një uniformë siç ia kërkon detyra, është roje e një shkolle të ciklit të ulët.

Në më pak se 8 orë, Tomi do të rifillojë një tjetër ditë, nën të njëjtën rutinë. Do të veshë një uniformë, për ta braktisur për një kitarë. Do të lërë bisedat e shpenguara, për të përqafuar nota, tinguj e melodi.

Të fundit

Netanjahu niset në Uashington: Trump mund të riformojë Lindjen e Mesme

Kryeministri izraelit Netanyahu u nis sot për në Uashington, ku do të takohet me presidentin amerikan Donald Trump në...

G Bani i shpreh pëlqimin, Danja: Këtë situatë mbaje ti mbi supe…

G Bani ka shprehur pëlqim për Danjën, situatë e cila u diskutua këtë mbrëmje. I pyetur gjatë Primes, banori ka pranuar se ka krijuar...

Ekzekutoi të birin me thikë, arrestohet babai në Tiranë, zbardhet dinamika e ngjarjes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Tiranë. Një 37-vjeçar i identifikuar si Asim Gjoni është goditur për vdekje me thikë...

Lot dhe emocione, Livia sheh babanë për herë të parë pas 22 vitesh

Livia ka përlotur me rrëfimin emocionues dhe më pas takimin e parë me të atin, plot 22 vite pasi dyshja nuk kishin pasur asnjëlloj...

Rama thirrje diasporës: Regjistrohuni për të votuar për herë të parë

Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetin e tij social Facebook ka njoftuar se shqiptarët e diasporës do të kenë për herë të...

Lajme të tjera

Web TV