Stuhia ‘Ciara’ që goditi Britaninë e Madhe të dielën, ka shkaktuar shumë dëme materiale dhe dy humbje jetësh njerëzore.
Autoritetet policore bënë me dije se viktimat ishin një 58-vjeçar i cili ishte duke udhëtuar me makinë në momentin që i ka rënë një pemë dhe e ka lënë të vdekur në vend, ndërsa viktima tjetër një 77-vjeçar u rrëzua në akull duke marrë plage të rënda në kokë dhe si pasojë humbi jetën.
Stuhia ‘Ciara’ ishte më e madhja në 7 vitet e fundit. Të gjitha rrugët në vend u përmbytën, ndërsa ekipet e emergjencës vazhdojnë të jenë në terren për të ndihmuar njerëzit./Fjala.al