Kryeministri Edi Rama duket se po kalon një të dielë me familjen dhe larg trysnisë së politikës.
Në faqen e tij në Tik Tok, Rama ka postuar një video me djalin e tij të vogël Zaho, ku duken duke shëtitur në një qendër tregtare.
Mesa duket, edhe në familjen e kryeministrit, e diela i takon familjes.