“Ballkani i Hapur”/ Pas dorëheqjes së Zaev, Vuçiç pyet Ramën se si do të veprojnë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Glasgou, Skoci, për konferencën e OKB mbi ndryshimet klimatike. I pranishëm atje duket se është dhe Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, me të cilin kryeministri shqiptar ka gjetur kohën të pijë një kafe.

Të dy shihen të ulur në një kënd të vendit ku po mbahet konferenca, duke diskutuar. Në pamje ata duken të qeshur teksa bisedojnë.

Përmes një postimi në Instagram, Vuçiç ka thënë që në takimin e radhës në Beograd, duhet të merren parasysh ngjarjet e fundit në Shkup ku kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dha dorëheqjen.

“Mbështetje e fortë për Ballkanin e Hapur. A duhet të mbajmë apo të shtyjmë takimin në Beograd, duke marrë parasysh ngjarjet në Shkup”, ka shkruar Vuçiç.

Më herët, Edi Rama ka ndarë një video nga takimi me kryeministrin e Britanisë së Madhe Boris Johnson dhe sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.

Të fundit

Dëshiron të vdesë në planetin Mars?! Habit Elon Musk me deklaratën e fundit…

Në një intervistë të fundit me Sean Hannity të Fox News, Presidenti Donald Trump dhe Elon Musk diskutuan mbi...

Bullizimi rrezik për vetëvrasje, problemet sociale të të rinjve në Korçë

Talljet dhe denigrimi mes të rinjve vitet e fundit janë kthyer në probleme të mprehta në shkolla, që në shumë raste kanë shkaktuar situata...

2025 vit i mbushur me aksidente ajrore/Sa është bilanci tragjik i regjistruar në një muaj

Një bilanc tragjik është shënuar në vitin 2025 sa i përket aksidenteve ajrore vetëm. Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit ka raportuar 87 aksidente aviacioni...

Mollë jeshile apo e kuqe?/ Zbuloni përfitimet e tyre për shëndetin

Shpesh lind pyetja: duhet të preferojmë mollët jeshile apo të kuqe? “Një mollë në ditë e mban mjekun larg”, thotë shprehja e vjetër, por çfarë...

Acari mbërthen Shqipërinë/Meteorologia jep parashikimin e fortë:Ja kur nis kthesa e motit

Meteorologia Tanja Porja ka parashikuar sesi do të jenë kushtet e motit gjatë ditëve në vijim. Porja tha se deri në datën 22 shkurt na...

Lajme të tjera

Web TV