Dyshohet se u vetëvar për një lojë në Tik-Tok, Ministrja e Arsimit: Prindërit të kontrollojnë informacionin që fëmijët marrin në internet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vetëvarja e një 13-vjeçari në Lushnjë ishte një rast tragjik dhe ççështja bëhet edhe më e rëndë kur dyshimet bien se e gjitha kjo u shkaktua pas një loje në rrjetin social Tik-Tok. Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka reaguar sërish për rastin e rëndë nga Elbasani, duke thënë se ky është një shqetësim që ajo e ka ngritur prej kohësh dhe se duhet një debat i gjerë ku të përfshihen të gjitha grupet e interesit, institucionet, mësuesit dhe prindërit.

Ajo kërkoi nga prindërit që të tregohen më të vëmendshëm dhe të kontrollojnë informacionet që fëmijët marrin në internet.

“Është shqetësim që e kam ngritur prej kohësh edhe në media, edhe në të gjitha takimet qe zhvilloj me mësues e prindër. Fëmijët rrinë për kohë të gjatë dhe aksesojnë në burime në të pasigurta informacioni që influencon sjelljen e tyre. Rasti i 13-vjeçarit në Lushnjë ende nuk janë vërtetuar se cilat janë shkaqet, por dyshimet janë përdorimi i rrjeteve sociale. Është përgjegjësi e shoqërisë, ne padyshim si institucion kemi përgjegjësi por kjo është detyrë që duhet ta bëjmë të gjithë jo vetëm institucionet, por padyshim edhe familja. Jemi dëshmitar i rasteve që prindërit nuk i kontrollojnë fëmijët për informacionet që marrin në internet. Të hapim një debat të gjerë për këtë teme”, tha Kushi.

13-vjeçari Arjet Sulovari humbi jetën pasi ishte vetëvarur me spango në qafë në dhomën e tij në Golem të Lushnjës. Ai u gjet i pajetë nga prindërit, ku edhe pse u dërguar në spital, për të ishte shumë vonë. Ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e arsyeve që mund të kenë çuar të miturin të varë veten, mes dyshimeve janë edhe fakti se ai mund të ishte duke bërë një video në rrjetin social Tik-Tok dhe fatkeqësisht argëtimi mund të jetë kthyer në tragjedi. Këto janë ende dyshime dhe nuk janë vërtetuar nga policia, por miqtë e 13-vjeçari shprehen jashtë kamerës se i mituri frekuentonte rrjetet sociale dhe i pëlqente Tik-Tok.

Të fundit

Dita e Shën Valentinit: historia, kuriozitetet dhe traditat e festës së të dashuruarve

Dita e Shën Valentinit njihet botërisht si festa e të dashuruarve , e cila festohet çdo vit më 14 shkurt . Por...

Rama ironizon Berishën: Bufi i Kënetës është një plaçkitës folesh

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar kryetarin e PD, Sali Berishën, përmes një video të publikuar në rrjetet sociale. Ai e konsideron Berishën ‘Buf Kënete’...

Propozimi i veçantë për Shën Valentin në Fier, e reja thotë ‘Po’ mes duartrokitjeve

Një propozim i pazakontë për martesë ka ndodhur disa minuta më parë në qendër të Fierit. Mes dekorit të veçantë për Ditën e Shën Valentinit,...

Kush po e “vret” drejtësinë e re ?

Nga ARTUR AJAZI Drejtësia e re, e ka nisur udhën e saj 5 vite më parë. E nisi mbarë, pasi SHBA dhe BE, i vuri...

Arrestimi nga SPAK, Veliaj reagon nga paraburgimi i Durrësit

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar sërish nga qelia për akuzat ndaj tij dhe bashkëshortes. Postimi i plotë i Erion Veliajt Unë i mirëkuptoj të gjithë ata...

Lajme të tjera

Web TV