3 paketa për ndarjen e politikës nga krimi, propozimet e PD për “zgjedhoren”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Demokratike ka dorëzuar propozimet e para për reformën zgjedhore. Janë 3 paketa që synojnë ndarjen e politikës nga krimi dhe goditjen e krimit zgjedhor.

“Opozita sot bëri disa propozime. Janë tre paketa në lidhje me atë që ne mendojmë se është instrumenti që do të ndajë politikën nga krimi, do të godasin krimin zgjedhor, do të rrisin efikasitetin e goditjes së krimit zgjedhor”, u shprehën përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare.

Është roli i Policisë së Shtetit në një kuadër masash që garantojnë fushën e barabartë të lojës. Futja e një numri instrumentesh që kanë të bëjnë me të drejtën dhe mbrojtjen e subjekteve që do të denoncojnë krimet zgjedhore, rol të shtuar për Policinë Gjyqësore dhe elementë të tjerë që garantojnë sekretin dhe lirinë e zgjedhësve në procesin e votimit.

Po ashtu, janë bërë propozime në lidhje me rolin që do të ketë Prokuroria, qoftë ajo e zakonshme, qoftë ajo e Posaçme në goditjen e krimit zgjedhor, në mënyrë të veçantë Prokuroria e Posaçme për korrupsionin zgjedhor, qoftë atë aktiv, qoftë atë pasiv dhe futja e këtij të fundit në kompetencat e SPAK-ut, sepse në të shkuarën është lënë jashtë duke dëmtuar një qëllim që ka jo vetëm Kushtetuta por edhe reforma zgjedhore e mëhershme, që krimi i korrupsionit zgjedhor duhet të goditet nga strukturat më të specializuara që kemi ne sot nga reforma në drejtësi.

“Pra, është një paketë e cila trajton disa çështje nga axhenda e miratuar nga Komisionit dhe bashkë me ekspertizën e ekspertëve të ODIHR-it besojmë se do të ecim me shpejtësi për t’u dhënë drejtim çështjeve që janë me ndikim shumë negativ mbi procesin zgjedhor”, thanë përfaqësuesit e opozitës jashtë parlamentare.

Të fundit

2024, viti i SPAK-ut

Nga Artur Ajazi Nuk ka pse ti themi atyre të SPAK-ut “jeni heronj” dhe ti varim ndonjë dekorate. Po mbyllet një...

Nga minimumi jetik 200 euro te paga mesatare 1200 euro, Berisha: Paratë janë….

Kreu demokrat Sali Berisha gjatë një takimi të organizuar nga dega e PD-së së Kamzës, tha se në territorin e Shqipërisë nuk do ketë...

5 nga filmat më të mirë romantikë që mund të shihni këtë fundjavë

Filmat romantikë janë gjëja më e afërt me një zhanër universal. Kjo sepse, me përjashtime të rralla, të gjithë bien në dashuri, ose të...

Trump drejt ndarjes me bashkëshorten? Ja veprimi i ish-presidentit që ngjalli dyshime

Urimi i Donald Trump për Krishtlindje, i cili përdori një foto të vjetër me Melanian nga 2018, ka nxitur thashetheme dhe spekulime në rrjetet...

Pamundësia e Berishës për aleatë kundër SPAK

Nga Mero Baze Kjo është arsyeja pse ai u investua kaq shumë në rastin Veliaj, duke akuzuar fillimisht Edi Ramën si denoncuesin e tij dhe...

Lajme të tjera

Web TV