Beteja për PD-në/ Dhunë më 8 janar? Berisha ultimatum Bashës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Data 5 janar ishte ultimatumi që ish-kryeministri Sali Berisha la për Lulzim Bashën për të dorëzuar zyrën. Asnjëri prej tyre nuk ka ndërmend të dorëzohet, duke paralajmëruar përplasje të fortë në ditët në vijim. Basha merr masat për mbrojtjen e godinës ndërsa Berisha thërret në ndihmë anëtarët e partisë me datë 8 janar për të nxjerrë nga zyra kryetarin.

Ish-lideri i Partisë Demokratike Sali Berisha i ka lënë ultimatum Lulzim Bashës që të largohet prej zyrës së tij në 5 janar, sot. Por, ky afat për Lulzim Bashën nuk ka lidhje. Ai ka nisur “fortifikimet” për të rritur sigurinë e selisë së Partisë Demokratike. Në ditët e para të janarit, Basha la tryezën e festave, duke lënë porosi për të rritur sigurinë e godinës. Por si Basha, edhe Berisha është i vendosur që ti shkojë deri në fund strategjisë së tyre në letër. Ai do ta vijojë luftën në terren. Edhe pse vete Berisha është i bindur se Basha nuk do e lëshonte karrigen në paqe, ish lideri do të dalë në 8 janar për të protestuar kundër Qeverisë por edhe Lulzim Bashës. Viti që lam pas shënoi gjurmë, tani mbetet që gjurmave t’ju lëmë emër. Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të PD ka denoncuar kryedemokratin Lulzim Basha, se sipas tyre, po ndërron bravat dhe po vendos dyer të blinduara në selinë blu. “Deputeti Lulzim Brava e nisi Vitin e Ri me avazin e vjetër të izolimit. Pasi izoloi veten nga 4446 delegate dhe 43 385 anëtarë që firmosën shkarkimin e tij ai ka vendosur në prag të protestës paqësore të demokratëve ta kthejë shtepinë e tyre në bunkerin e vetmisë dhe pazareve të tij”, tha PD-ja e Berishës. Një ditë para ultimatumit të-ish-kryeministrit Sali Berisha ndaj Bashës, që ky i fundit të liroje zyren, Komisioni i Rithemelimit thekson se “Me këtë rast i kujtojmë Lulzim Bravës që mendon se me dyer dhe brava do të mposhtë shumicën dhe pluralizmin në Shqipëri se ata që shëmben regjimin me gjakatar në ‘90 nuk do të lejojnë kurrë asnjë derë bravë, hekur apo shul të mbajë peng vullnetin e tyre të shprehur përmes votës së lirë”, u tha në deklaratë.

Reagimi i Berishës

Në një deklaratë të fundit nga drejtoresha e komunikimit në këtë komision, Floriana Garos thuhet se “Deputeti Brava e kupton që numërimi së prapthi për të është afër fundit”. Më herët, PD theksoi se “Gjuha dhe aktet e Berishës kanë qëllim të nxisin dhunë, opsion i vetëm që i ka mbetur”, ndërsa për Komisionin e Rithemelimit “Lulzim Brava flet per Sali Berishen me gjuhen e langojve te Edi Rames sepse ne fakt ky eshte misioni i fundit qe i ka mbetur per te bere”. Duke e quajtur të shkarkuar, të braktisur dhe të përbuzur nga demokratët, në deklaratë Garo thotë se “deklaratat e tij ngjasojnë gjithnjë e më shumë si dy pika uji me ato të deputetit Balla që është dhe interlokutori i tij në PS pas shkarkimit. Sot Lulzim Brava flet për Sali Berishën me gjuhën e langojve të Edi Ramës sepse në fakt ky është misioni i fundit që i ka mbetur për të bërë! Por në çdo rast ai mbetet një version qesharak i pengmarrësit të tij. Në 8 vjet ndërkohë që Lulzim Brava shkelte mbi sakrificat e demokratëve për pazare me Ramën, shqiptarët nuk kanë dëgjuar apo parë askënd të luftojë dhe denoncojë narkoshtetin, narkotrafikantët dhe krimin e organizuar më shumë se Sali Berisha!”, tha Garo.

Lexo edhe :  “Shqiptarëve ua mas pulsin çdo muaj”/ Rama: Ia di Shqipërisë çdo kthesë rruge!

Reagon Basha

Partia Demokratike i është përgjigjur Komisionit të Rithemelimit, nëpërmjet një mesazhi, ku thekson se demokratët në Kuvendin e 18 dhjetorit zgjodhën të ardhmen. Në një analizë të gjatë, PD ka sqaruar se nuk do të jetë kurrë e hapur për trafikantët e drogës që shoqërojnë ish-kryeministrin Sali Berisha, ndërsa thekson se i vetmi qëllim që i ka mbetur është gjuha dhe aktet që nxisin dhunë. “Partia Demokratike nuk do të jetë kurrë e hapur për trafikantët e drogës që shoqërojnë Sali Berishën në sulmin që po përgatit kundër Partisë Demokratike për të vendosur hallin e tij mbi të ardhmen e gjithë demokratëve. Çdokush e ka të qartë se gjuha dhe aktet e tij kanë qëllim të nxisin dhunë, si opsionin e vetëm që i ka mbetur. Sali Berisha mund të shoqërohet me trafikant droge të shpallur non-grata në Mbretërinë e Bashkuar, pjesë e organizatës kriminale B9. Mund t’i ftojë në shtëpi, familjarët e tij mund të bëjnë edhe biznes me pasuri të paluajtshme me ta në një skemë të pastër pastrimi parash, si dhe mund të ndajnë edhe fitimet nga bizneset me lojërat e fatit, por kurrë nuk kanë për t’u lejuar më të bëjnë biznes me sakrificën e demokratëve. Kurrë më!”, thuhet në reagimin e Bashës. Sipas tij, shumica dërrmuese e anëtarëve të Kryesisë së Partisë, Këshillit Kombëtar dhe 5004 delegatë të Kuvendit Kombëtar, më 18 Dhjetor zgjodhën të ardhmen, zgjodhën t’i shërbejnë interesit të demokratëve, zgjodhën t’i shërbejnë vetëm interesit të Shqipërisë. “Ne jemi krenarë që jemi partia e parë politike në Shqipëri dhe Rajon që i bashkohet nismës botërore të SHBA për të mbajtur jashtë vendimmarrjes në institucionet e partisë personat e shpallur non-grata për korrupsion, abuzim me pushtetin apo përfshirje në krimin e organizuar”, tha Basha në reagimin e tij. Sipas kreut të Partisë Demokratike, kasafortizimi dhe bunkerizimi nuk janë metoda të Partisë Demokratike, por të celulave ilegale që të vetmin merak kanë karriget dhe zyrat e tyre. “Punimet dhe mirëmbajtja në seli këtë fillim viti bëhen në funksion të riorganizimit dhe rifreskimit të strukturave qendrore të partisë. Selia qendrore e Partisë Demokratike ka qenë dhe do të jetë gjithmonë e hapur për demokratët e sakrificave dhe kontributeve, por e mbyllur për ata që e kanë mbajtur peng Partinë Demokratike gjatë gjithë këtyre viteve me shpresën se mund ta përdorin për t’u fshehur, mbrojtur apo rregulluar punët e tyre të pista”, thuhet në mesazhin e Partisë Demokratike.

Ndryshimi i bravave

E përfshirë javët e fundit nga zhvillime të ethshme, duket se ditët e para të vitit që sapo ka hyrë e kanë gjetur selinë e PD dhe zyrtarët e saj të ngarkuar me punë. Në pamje të parë duket se po punohet për të rinovuar pamjen e jashtme të selise, ku në qendër duket puna për renovimin e logos së madhe të PD të vendosur në fasaden ballore të ndërtesës. Po ashtu duken të freskuara edhe imazhet e ambjenteve të katit të parë. Mesa duket PD ka vendosur ta nise këtë vit me një pamje të re dhe të bëhet gati për “fortunën” Berisha. Dhe për këtë po punohet ende, për ti dhënë në ditët në vijim formën përfundimtare ndryshimeve që stafi i demokratëve ka menduar për pamjen e jashtme të godinës, duke përfshirë edhe ndryshimet e bravave.

Të fundit

7 Shkurt 1992/ Nënshkruhet Traktati i Mahstrihtit i Bashkimit Evropian

Pasi vuajtën për shekuj me rradhë nga konfliktet e përgjakshme me njëri-tjetrin, kombet e Evropës Perëndimore, u bashkuan më...

Çfarë është ‘Kapja e Shtetit’? Një paralajmërim për amerikanët

Nga Tyler McBrien Dëshironi të qëndroni të përditësuar për atë që po ndodh në Afrikën e Jugut? Regjistrohu për Vendet Tuaja: Përditësimi Global dhe ne...

USAID dhe fondet e tij

Nga Prof. Pandi Zdruli Debati i madh që ka shpërthyer në Shqipëri për fondet e USAID-it është i drejtë dhe ja vlen të bëhet. Për...

Drafti/ PD ndjek Trumpin, dërgon projektligj që të ketë vetëm dy gjini

PD ka propozuar ndryshime në ligjin e Gjendjes Civile, duke përcaktuar ligjërisht “gjininë biologjike të pandryshueshme”. Demokratët argumentojnë se projektligji synon të mbrojë familjen...

I mori personalisht votat me makinë, në hetim ambasadori në Kroaci

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka nisur hetimet ndaj ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj në lidhje me mënyrën sesi ka transportuar fletët e...

Lajme të tjera

Web TV