Cilët janë 4 deputetët e Berishës që i shpëtuan ndëshkimit nga Kryesia e PD

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryesia e Partisë Demokratike firmosi sot përjashtimin e katër deputetëve, me në krye ish-kryeministrin Berisha si dhe pezullimin e 6 të tjerëve.

Sipas selisë blu, të pezulluarit do të kenë një tjetër shans që të rikthehen në parti nëse distancohen nga protesta e dhunshme e 8 Janarit, e organizuar nga grupi që mbështet Berishën.

Por ajo që bie në sy në listën e të përjashtuarve dhe të të pezulluarve është fakti se mungojnë 4 deputetë që kanë mbështetur prej fillimit ish kryeministrin Berisha me turin e tij të Foltoreve.

Sipas BW,  Bujar Leskaj, Luciano Boçi, Sorina Koti dhe Isuf Celaj kanë dale në krah të Berishës, por nuk janë në listën e të pezulluarve.

 

Leskaj ka qene në takimet e Berishës në Vlorë, ndonëse për mediat është rezervuar të përfshihet ne debatin mes Bashës dhe Berishës.

 

Luciano Boçi, i cili ishte i vetmi që e theu pragun në Elbasan dhe mori mandatin e deputetit me mbi 10 mijë vota personale, ka dalë publikisht me Berishën në foltoren e Elbasanit.

Më pak të pranishëm në media kanë qenë deputeti i Kukesit, Isuf Cela dhe ajo e Korçës, Sorina koti, por që nuk janë munguar më Foltoret në zonat e tyre elektorale.

E megjithatë, kryesia e PD nuk i ka përfshirë ata në “listën e zezë”, ndryshe nga kolegët e tyre, të cilët duhet të distancohen më parë nga Berisha nëse duan të rikthehen në PD.

Të fundit

‘Mashkulli Alfa’/ Këta burra të zodiakut duan të kenë kontroll mbi çdo gjë

DASHI Dashi është një lider i lindur. Ai ka ardhur në këtë botë për të udhëhequr. Ai dëshiron të jetë...

Begaj pret gjeneralin turk, vlerëson dhënien e dronëve Bajraktar dhe ndihmën ndaj Kosovës

Presidenti i vendit Bajram Begaj, ka dhënë vlerësime ndaj Turqisë për kompletimin e ushtrisë shqiptare me dronët Bayraktar, si dhe ndihmën e dhënë ndaj...

Flet babai i recepsionistit që u vra në Dhërmi: Djalin e lutën të punonte atje

Babai i recepsionistit 31-vjeçar, Eraldo Nevruzit, i cili u vra në Dhërmi nga pronari i hotelit ku punonte, ka dhënë detaje mbi të shkuarën...

Luiza Gega e pandalshme, kualifikohet për në finalen e madhe në Europianin e Atletikës

Luiza Gega shkëlqen sërish në arenën ndërkombëtare. Ajo u kualifikua për në finalen e Kampionatit Europian të atletikës që zhvillohet në Romë. Gega bëri...

Kryetarja e komanduar u dorëhoq, Këshilli Bashkiak i Himarës zgjedh sot drejtuesin e ri

Këshilli Bashkiak i Himarës mblidhet sot në orën 16.00 me një pikë të vetme në rendin e ditës, zgjedhjen e kryebashkiakut të ri. Kjo...

Lajme të tjera

Web TV