Tirana vazhdon e sigurt drejt titullit, mposht Vllazninë në klasiken e Shqipërisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Shkodër ndeshja mes Vllaznisë dhe Tiranës është mbyllur me shifrat 1-2, ku bardheblutë arritën të merrnin një fitore shumë të rëndësishme për titullin kampion, ndërsa vazhdojnë të “blindojnë” vendin e parë në tabelën e klasifikimit.

Vendasit gjetën rrugën e rrjetës në minutën e 6-të me atë në Aralicës. Një pjesë e parë e luftuar mes dy skuadrave në “Loro Boriçi”, ku bardheblutë godasin traversën me anë të Hotit.

Ndërsa , VAR do t’i vinte në ndihmë shkodranëve në minutën e 35-të me Jorgjin që akordon penallti, pas prekjes së topit me dorë nga Gjumsi. Liridon Latifi merr përsipër ekzekutimin e penalltisë, por gabon përballë Bekajt, duke humbur kështu një mundësi të artë për skuadrën e tij që të gjente edhe golin e dytë.

“Kur nuk shënon do pësosh” dhe për Vllazninë kështu ndodhi, në minutën e 42-të Marsel Ismajlgeci gjeti dhe golin e barazimit, pas një skeme perfekte të luajtur nga kryeqytetasit e Shehit.

Pjesa e dytë nis me sulme nga të dyja skuadrat të cilat kërkojnë doemos edhe golin e avantazhit, ku Seferi në një rast tregohet shumë egoist në zonë ku gjuajtja e tij shkon larg portës.

Vllaznia do të përgjigjej me një gjuajtje nga goditja e dënimit, me ekzekutim fantastik të Mustedanagic, por gjeti një reagim të shkëlqyer të portierit Visar Bekajt, i cili i mohon eurogolin malazezit.

Në minutën e 70-të e gjithë festa është te kampi i Tiranës, me bardheblutë që përmbysi rezultatin. Seferi gjen Xhixhën në zonë, ky i fundit dhuron klas me lëvizjen e tij, topi përfundon te Engjëll Hoti, i cili dërgon lehtësisht topin në rrjetë. 2-1 për kryesuesit të cilët tashmë menaxhojnë lojë.

Shkodranët e Thomas Brdaric kërkuan golin e barazimit, ndërsa Jorgji nuk kursen teknikun e Vllaznisë, që e ndëshkon me karton të verdhë për protesta.

Lexo edhe :  Juventus vijon me barazimet, Torino i bën “bllokadë” bardhezinjve në derbin e qytetit

Minuta këto që flasin për kuqeblutë të cilët kërkojnë golin e barazimit, ndërsa tenton edhe Heric, por diagonalja e lojtarit vendas përfundon jashtë, me Tiranën që mbrohet me kujdes, për të ruajtur edhe rezultatin për të rrëmbyer 3 pikët në klasiken e Shqipërisë. /abcnews.al

Të fundit

8 dhjetor: Dialogu me të kaluarën na frymëzon, por e ardhmja lë pikëpyetje

Elta Milori është një nga studentet e lëvizjes së dhjetorit, e cila edhe sot e kësaj dite, mban kujtime...

Asociacioni, dialogu… sfidat pas zgjedhjeve?

Ndërsa Kosova u afrohet zgjedhjeve të saj parlamentare më 9 shkurt, vendi përballet me disa sfida kritike që mund ta formësojnë të ardhmen e...

VRASJA E SHEKULLIT NË SIRTARËT E DREJTËSISË SHQIPTARE

Nga Korab RUNJA   Rrallëkush si ish-drejtuesi i Parë i Policisë së Shtetit, Artan Cuku, ka fituar pavdekësinë pas vrasjes për shkak të detyrës nga falangat...

Brahimllari ikën tek PS, PL: “Sufllaqexhi” i përdorur nga Rilindja

Endrit Braimllari, ish-anëtar i Partisë së Lirisë dhe një figurë dikur e afërt me Ilir Metën, ka shkaktuar debat të gjerë me deklaratën e...

Berisha “sulmon indirekt” kryetarin e “Djathtas 1912”

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, edhe pse theksoi se e djathta është e bashkuar, nuk ngurroi të sulmonte anëtaren e gjykatës kushtetuese Masida...

Lajme të tjera

Web TV