I dënuar për mashtrim me 136 mijë euro dëm, ekstradohet nga Suedia 36-vjeçari shqiptar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Falë bashkëpunimit me homologët suedezë është ekstraduar nga Stokholmi, drejt vendit tonë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrim.

Në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga specialistët e Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Stokholm/Suedi, u bë i mundur arrestimi në Suedi dhe ekstradimi drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Bledar Haroku, 36 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vitin 2015, e ka dënuar me 15 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim.

 

 

Në vitin 2013, në Tiranë, shtetasi Bledar Haroku, në bashkëpunim me persona të tjerë, nëpërmjet mashtrimit, i ka marrë shumën 136.000 euro, shtetasit L. V.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Stokholmin/Suedi, u bë i mundur ekstradimi i tij drejt vendit tonë.

Të fundit

VIDEO/ Interi nuk gabon, zikaltërit tregohen “cinikë” në shtëpi ndaj Comos

Interi vijon serinë e rezultateve pozitive në kampionat, teksa mbrëmjen e sotme mposhti Komon me rezultatin 2 me 0...

Si të shmangni shtimin në peshë gjatë festave?

Festat e fundvitit janë sinonim i tryezave plot ushqime, pijeve të pafundme dhe ëmbëlsirave joshëse, por bashkë me këto kënaqësi vijnë edhe disa kalori...

Dalin analizat për mandarinat e importuara nga Shqipëria, ja rezultatet

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka pranuar sot rezultatet e analizave laboratorike për mostrat e dyshuara për mbetje të pesticideve mbi nivelin e...

Moti i keq në vend/ Mbeten pa energji elektrike Kukësi dhe Gramshi

Moti i keq në vend ka shkaktuar probleme me energjinë elektrike. Sipas informacioneve bashkia Kukës ka mbetur pa energji elektrike. Mendohet që të jenë stakuar...

Presidenti i zgjedhur Trump përsërit thirrjen për të blerë Groenlandën

Presidenti i zgjedhur ka përsëritur kërkesën që bëri gjatë mandatit të parë që Shtetet e Bashkuara të blejnë Groenlandën nga Danimarka. Kërkesa zgjeron listën...

Lajme të tjera

Web TV