“T’i kthehemi torbave prej cope”/ Kumbaro: Nga 1 qershori hiqen qeset plastike!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro gjatë fjalës së saj në panelin për mjedisin në fazën e parë të Kongresit të PS-së, deklaroi se duke nisur nga 1 qershori qeveria do të ndalojë përdorimin e qeseve plastike.

Ministrja tha se gjobat për shkelësit do të rriten, pasi qeset plastike rezultojnë ndotësit më të mëdhenj të lumenjve.

“Në 17 mars e miratuam ligjin që ndalon prodhimin tregtimin e import e qeseve plastike se na rezulton që është ndotësi kryesor i ujërave e lumenjve.
Duhet t’i kthehemi patjetër e këtë e kemi shumë seriozisht se jemi të vendosur t’i qepemi e mos i ndahemi t’i kthehemi zakonit të torbave prej cope, rrjetave me të cilat ishim mësuar kur nuk e dinim që kishte qese.

Do e ndjekim me masa e sanksione, se nga sondazhi i fundit i këshillimit kombëtar 77% e të pyeturve kërkojnë rritjen e sanksioneve e ndëshkimeve e gjobave për ndotësit në mjedis. Ndotja nuk është thjesht gabim por krim mjedisor, do i rrisim gjobat por do jemi të qëndrueshëm deri sa të mos lëmë asnjë cep të Shqipërisë për të cilën krenoheni e zihemi në FB ta kemi të pastër si kemi shtëpitë tona brenda derës sonë”, pohoi ministrja.

Të fundit

Rama: U sekuestruan 32 tonë produkte pa faturë! Zero tolerancë

Në 6 ditë aksion për sigurinë ushqimore, janë sekuestruar 32 ton produkte pa faturë. Kryeministri Edi Rama bën me dije...

VIDEO: Sherri në Ksamil mes dy pronarëve, dalin detajet! Si nisi problemi

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e ndodhur këtë të shtunë në Ksamil, ku shtetasi Agim Taraj dhunoi barbarisht pronarin...

Të pathëna në publik: Përse u largua Vaçe Zela nga Shqipëria?

Shkruar nga A.R.D. Një histori e dhimbshme ka ndodhur me të madhen Vaçe Zela në vitin 1993. Sikur të mos mjaftonte “dalja në pension para...

Vietnam, përmbyset anija turistike, 34 të vdekur

Një ngjarje rëndë ka ndodhur sot në Gjirin Ha Long të Vietnamit, ku një anije turistike u përmbys nga një stuhi e fortë, duke...

Xhilian Zheleku, heroi i heshtur i turistëve në Sarandë

Personi që shihni në foto është Xhilian Zheleku, roja bregdetare pranë kanalit të Çukës në Sarandë i cili është kthyer në heroin e pushuesve. Sipas...

Lajme të tjera

Web TV