Nëna në koma prej 7 muajsh, djali në lot: I lutem Zotit çdo ditë, që mami të kthehet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sheidi është ende vetë fëmijë, por i duhet të kujdeset për dy vëllezërit më të vegjël, Alteon 6 vjeç dhe Mariglenin, 12 vjeç. Babai i Sheidit, Xhaviti, qëndron në spital… atje ku kujdeset për Valbonën e cila pas një aksidenti tragjik qëndron prej mëse 219 ditësh në koma.

“Jam Sheid Llukaj, 16 vjeç, në vitin e dytë të gjimnazit. Mami para 7 muajsh ka pësuar një aksident… në verë punoja në një fast food. Babi më merr, më tregoi se kishte pësuar aksident. Mami ishte tek urgjenca, nuk e dinim a ishte gjallë apo jo. 5 minuta në ditë, ndonjëherë, mund ta shihnim. Për gati tre muaj qëndroi e nga momenti në moment prisnim lajmin e keq. Shumë e vështirë ka qenë.

Babi ka qëndruar tek spitali duke i qëndruar për shërbim nënës. Fle në karrige edhe pse është vetë i sëmurë, por ia del çdo ditë të kujdeset për të. Ai është heroi jonë.”-rrëfen Sheidi, ndërsa lotët i rrjedhin në fytyrë.

E për t’i dalë në krahë të atit, Sheidi gatuan, lan e vesh vëllezërit. Për nënën tregon në emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët” se i lutet çdo ditë Zotit, që ajo të rikthehet.

“E ndjej mungesën e mamit, por mundohem që ta heq vëmendjen, veçanërisht për vëllezërit. Mundohem të luaj me ta. Këto muajt e fundit, jetët tona janë prerë në mes. Ne shpresojmë që ajo të zgjodhet.

Unë mbaj agjërim, e lutem me shpresën në Zot se mami do të zgjohet. Të gjitha lutjet e mia shkojnë për mamin.

Ne kemi shumë probleme ekonomike. Vëllai i madh (19 vjeç) iku në Itali për të punuar, me shpresën që do të na ndihmonte. E la shkollën.”-tregon 16 vjeçari.

Lexo edhe :  Festat, Shqipëria tërheq të huajt: Shumë prenotime nga italianët dhe bullgarët

Marigleni është 12 vjeç. Lotët nuk i pushojnë. Dhimbja për nënën në koma  është tepër e madhe.

“Mami është në spital, sepse është goditur nga një makinë. Gjendja e saj është e keqe. Mami as nuk flet, as nuk lëviz. Është në gjendje kome. Vëllai, Sheidi, kujdeset për ne. I bën të gjitha, gatuan, lan, na çon e merr në shkollë.

Shumë më ka marrë malli për mamin, t’i dëgjoj zërin. (qan)

Kur e thërras, ajo ndonjëherë hap sytë… e unë mendoj se mos ajo është duke më dëgjuar…

Këta dy fëmijë kanë vetëm një lutje për shqiptarët, një shtëpi të re pasi jetojnë me qira, ndërsa i ati i tyre, invalid, s’mundet të përballojë më jetesën.

“Ju lutem të gjithëve, të kemi një shtëpi ku të fusim kokën… po u zgjua mami, të kemi një shtëpi ku ta sjellim.”-rrëfen Sheidi, 16 vjeç./Abcnews.al/

Të fundit

Foshnjet e lindura në 2025 do t’i përkasin “Gjeneratës Beta”

Gjenerata Beta, grupi pas Gjeneratës Alfa (2010-2024), do të përfshijë të lindurit midis 2025 dhe 2039, sipas “New York...

Mbi 700 mijë turistë për një vit/ Gjirokastra, destinacioni i të huajve

Në këtë periudhë të festave të fundvitit Gjirokastra e gurtë është kthyer në një destinacion turistik të preferuar për turistët vendas dhe të huaj....

Nga klima, pandemitë dhe hapësira, parashikimet shkencore për vitin 2025

Çfarë mund të presim nga kërkimi shkencor dhe eksplorimi i hapësirës në vitin që do të fillojë? Faqja e internetit “Nature" ka bërë një...

Kupa e Shqipërisë/ Ndeshjet e fazës së 1/8-ve luhen më 14 dhe 15 janar 2025

Ndeshjet e fazës 1/8 të Kupës së Shqipërisë do të zhvillohen më 14 dhe 15 janar 2025. Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar...

Brokoli, çfarë ndodh në organizëm kur e shijoni çdo dite

Ekspertët e ushqyerjes së shëndetshme nënvizojnë gjithmonë rëndësinë e konsumit të rregullt të perimeve. Ato e furnizojnë organizmin me ushqyes të nevojshëm dhe të domosdoshëm...

Lajme të tjera

Web TV