Ditën e hënë ka ndodhur një tjetër ngjarje e rëndë në Pogradec, e cila ka rikthyer konfliktin e nisur dy vite më parë.
Fierdeus Berberi dhe Greis Maxhari, kanë plagosur me armë Joan Muçllarin pranë hotel “Kalasë” në Pogradec.
Firdeus Berberi është djali i Ilir Berberit, i cili dy vite më parë qëlloi ndaj hotel “Volorekës” në tentativë për të vrarë babain e të plagosurit të ditës së sotme, Joanit, Jetmir Muçllarin.
Atentati ndaj Muçllarit në vitin 2020 erdhi pasi ai nuk i kishte paguar “gjobën” Berberit i cili njihej si një nga të fortët e qytetit.
Kush është Ilir Berberi, i njohur ndryshe dhe si “Lili i Rrushkës”?
Ilir Berberi një nga të arrestuarit nga RENEA në vitin 2020, pasi kishte qëlluar me breshëri kallashnikovi në drejtim të hotel “Voloreka” në kulmin e sezonit turistik, pasi donte të vriste Jetmir Muçllarin, njiohet si një person mjaft i rrezikshëm.
Berberi ka qenë i hetuar dhe dënuar për vepra të ndryshme kriminale.
Ilir Berberi ka qenë i dënuar për gjobvënie, vjedhje dhe armëmbajtje pa leje. Në Pogradec njihet si “Lili i Rrushkës”, ndërsa është hetuar edhe për disa ngjarje të rënda kriminale si për vrasjen e shefit të komisariatit në Pogradec Argon Gjyrezi.
52-vjeçari ishte edhe një nga personat e shpallur në kërkim për sulmin me armë që u bë më 9 gusht 2020 hotel Voloreka në Pogradec, ku u qëlluan makinat e parkuara në hotel dhe po ashtu edhe në drejtim të dhomës së djalit të pronarit të hotelit, Jetmir Muçllari.
Po ashtu për ngjarjen në Tushemisht në vitin 2020 u arrestuan edhe Ilir Meçolli, Ardian Xhuti dhe Elvir Haxhia si dhe Mariglen Topuzi.
Ngjarja e e ditës së hënë
Pa kaluar ende dy vite nga atentati i dy viteve më parë, Firdeus Berberi, djali i të forti të Pogradecit, në shenjë hakmarrjeje për babain e tij në burg, ka qëlluar me kallashnikov mbi Joan Muçllarin, djalin e Jetmir Muçllari.