Covid në Shqipëri/ Ja sa raste të reja u regjistruan në 24 orët e fundit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Shëndetësisë: 502 testime, 14 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 33 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore.

MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.
Qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët, që kanë kaluar 4-6 muaj nga kryerja e dozës së tretë, mund të marrin dozën e katërt të vaksinës anticovid, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 502 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 14 qytetarë, në këto bashki:
11 në Tiranë, nga 1 qytetar nw Fier, Patos, Gramsh.
Janë 356 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 33 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,339 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (03 Maj 2022)

Raste të reja ditore 14
Të shëruar në 24 orë 33
Të shtruar në spitale 6
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 502

Lexo edhe :  Ç’do të thotë kur sheh në ëndërr sikur po tradhton partnerin/en

Testime totale 1,808,310
Raste pozitive 275,191
Raste të shëruara 271,339
Raste Aktive 356
Humbje jete 3,496

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 228
Fier 43
Vlorë 30
Gjirokastër 13
Shkodër 9
Elbasan 9
Korçë 8
Durrës 7
Berat 3
Kukës 3
Lezhë 3

Të fundit

Prindër për herë të parë, produksioni i BBV uron Kiarën e Luizin, ja detaji që i habiti

Ditën e sotme çifti Luiz dhe Kiara morën dhuratën më të bukur në botë. Vajza e tyre, Luna, erdhi...

Saktësisht, ja sa sekonda duhen për të larë fytyrën

Pastrimi i fytyrës duket si një proces rutinë, por nëse bëhet sipas kohës së duhur mund të jetë transformues për efektet që sjell në...

U arrestua për shpërdorim detyre, Apeli lë në fuqi masën, “arrest me burg” për Goron

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Jorgo Goron. Ish-kryebashkiaku i Himarës u arrestua për shpërdorim...

Meta drejt burgut? Artan Hoxha: E pati thënë komandanti, ditë të zeza do vijnë!

SPAK ka qenë kryefjalë ditët e fundit. Disa zhvillime të rëndësishme kanë ndodhur. Nga njëra anë paraqitet në Prokurorinë e Posaçme kryebashkiaku i Tiranës...

Sara dhe Bardhi i japin fund beqarisë? Ja detaji që habiti ndjekësit (Foto)

Sara Gjordeni dhe Bardhi Idrizi do të bëhen së shpejti prindër për herë të parë. Çifti që u njoh dhe u krijoi një lidhje...

Lajme të tjera

Web TV