Reperi i njohur amerikan Pop Smoke, është gjetur i vrarë në shtëpinë e tij këtë të mërkurë.
Artisti 20-vjeçar, emri i vërtetë i të cilit është Bashar Barakah Jackson, pasi kishte organizuar një festë në shtëpinë e tij, në Hollywood Hills, në mëngjesin e sotëm dy persona të panjohur iu futën në shtëpi rreth orës 4.30 duke qëlluar mbi reperin Smoke.
Ende nuk dihet nëse autorët janë identifikuar nga autoritetet apo cili është motivi i tyre që mund të ketë çuar deri në vrasje.
Pop Smoke u transportua me barelë për në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai, ku më pas u mësua se ai kishte ndërruar jetë.
Një person i paidentifikuar u mor në paraburgim menjëherë pas të shtënave, por ai u lirua pasi policia përcaktoi se nuk ishte i përfshirë.
Pop Smoke, një yll në ngritje në skenën e rap-it, publikoi ‘mixtape-in’ ‘Meet the Woo’ verën e kaluar, “Welcome to Party” në bashkëpunim me Nicki Minaj arriti të renditet në vendin e pestë në tabelën e ‘Billboard’s Bubbling Under Hot 100 Singles’.
Ai bashkëpunoi gjithashtu me JackBoys dhe Travis Scott në këngën e tij “Gatti”. Ndërkaq, Nicki Minaj postoi një fotografi të Pop Smoke në Instagram, duke shkruar, “Pusho në paqe, Pop”.