10 maj 1994/ Mandela shpallet President, i pari me ngjyrë që drejtoi Afrikën e Jugut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më 10 maj të vitit 1994, Nelson Mandela bëri betimin si president i parë me ngjyrë i Afrikës së Jugut. Gjatë fjalimit të tij, mes të tjerash ai tha: “Kam ecur në këtë rrugë të gjatë të lirisë. Kam provuar të ndalem; Kam bërë edhe hapa të gabuar. Por kam zbuluar sekretin se pas ngjitjes së një kodre, ka kodra të tjera. Jam ulur një minutë për parë nga kam ardhur. Por mund ta bëj këtë vetëm për një moment sepse me lirinë vijnë përgjegjësitë, dhe nuk guxoj të pushoj gjatë, pasi udhëtimi nuk ka mbaruar…Nuk jam shenjtor, nëse nuk mendoni se shenjtori është mëkatar i cili vetëm përpiqet.”

Nelson Mandela u lind më 18 korrik 1918. Ishte luftëtar i lirisë, i cili luftonte kundër shtypjes racore që u bëhej zezakëve në Afrikë, posaçërisht në Afrikën Jugore. Ai studioi juridikun. Shumë vite të jetës së tij ai i kaloi nepër burgje.Filimisht Mandela zgjodhi rrugën paqësore për qëllimet e tij dhe të shokëve të tij. Në vitin 1956 ai u akuzua për “tradhti të lartë” nga regjimi i atëhershëm, bashkë me 155 shokë të tjerë. Procesi zgjati deri me 1961 dhe të gjithë u liruan. Në vitin 1962 ai u burgos dhe u dënua me 5 vjet heqje lirie. Në vitin 1964 ai u denua me burg të përjetëshëm, sepse kishte planifikuar luftë të armatosur. Në vitin 1985 atij iu afrua mundësia e lirimit, në qoftë se do të pranonte ndalimin e aktivitetit të armatosur, por ai refuzoi. Në vitin 1990 mbas një kampanje të ANC dhe presion ndërkombëtar ai u lirua pa kushte. Në vitin 1993 ai fitoi çmimin Nobel. Kurse në vitin 1994 ai u zgjodh në zgjedhje demokratike, President i Afrikës Jugore dhe me 9 maj ai u zgjodh si presidenti i parë i zi në këtë vend. Në vitin 1999 ai dha dorëheqje dhe ishtë aktiv për organizatat për të drejtat e njeriut.Në vitin 2003 ai kritikoi shumë Toni Blair dhe Georg W. Bush për intervenimin në Irak.Në vitin 2013 më 5 dhjetor, ai ndërron jetë.

Të fundit

Deklaratat e Vulin për takimin e Ramës në Athinë/ MEPJ thërret ambasadorin e Serbisë

MEPJ ka thirrur ambasadorin serb, ku kërkohen sqarime për deklaratat e zv. Kryeministrit, Aleksandër Vulin, i cili tha se...

Pakt i migracionit, ja cilat janë të rejat nga politika europiane e azilit

Diskutimet zgjatën për vite me radhë dhe tani vendet anëtare të BE i vunë vulën një pakete ligjore që pritet të ashpërsojë procesin e...

Foto prekëse/ Familja e policit të vrarë duarlidhur, i japin forcë njëri tjetrit!

Kishin vetëm një muaj që ishte martuar me efektivin e Shqiponjave. Ishin të rinj. Kishin thurur shumë plane bashkë për të ndërtuar jetën por...

Paralajmërimi i FMN: Inteligjenca artificiale do të godasë tregun e punës ‘si një cunami’

Përparimi i inteligjencës artificiale do të godasë tregun global të punës “si një cunami”, paralajmëroi shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar. Brenda dy viteve të...

Filmi i Festivalit në Kanë, mes yjeve edhe qeni i famshëm Messi

Mbrëmja e djeshme shënoi edhe natën e parë të Filmit të Festivalit të Kanës në jug të Francës. Festivali u hap me premierën e...

Lajme të tjera

Web TV