Bejtja: Më 2 mars ridimensionohet opozita; mund të shpallet referendumi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari Andi Bejtja e konsideron të vonuar daljen në shesh të presidentit Ilir Meta. Në studion e lajmeve në ‘Ora News’, Bejtja tha se dekreti i paralajmëruar nga Meta mund të jetë një referendum, pasi shpërndarja e Parlamentit duket e pamundur.

“Unë e quaj të vonuar këtë sepse Presidenti sillet në mënyrë institucionale, ndërkohë që shteti nuk funksionion institucionalisht. Edhe nëse Presidenti shpall referendum, mund të ndodh që ata që organizojnë referendumin mos të marrin materialet dhe ta bojkotojnë. Presidenti ka të drejtë ta bëjë këtë sepse përveç unitetit të popullit, është edhe mbrojtës i Kushtetutës. Çfarë duhet të presë më shumë Presidenti? Është një shtet ku Presidenti nuk ka ku mund të ankohet”, tha Bejtja.

Presidentin e shoh në një situatë të vështirë, si të veprojë, si mos të veprojë, tha gazetari.

“Mund të jetë edhe një lëvizje e Presidentit për të sensibilizuar ndërkombëtarët. Por ne kemi parë që ndërkombëtarët nuk japin zgjidhje. Nuk e shoh fundin e kësaj”, shtoi ai.

Gjithsesi, Andi Bejtja është i bindur se më 2 mars, kur Ilir Meta ka thirrur protestën, do të ridimensionohet opozita shqiptare.

“Më 2 mars do të ridimensionohet opozita. Në gjithë këtë lëvizje të madhe që po merr Presidenti, opozita nuk mund të vazhdojë me sloganin “po dëgjoj”. Automatikisht kjo lëvizje e Presidentit ridimensionin opozitën, por pritet për t’u parë se në çfarë niveli”, tha gazetari.

I pyetur nëse Ilir Meta po merr flamurin e opozitës me këtë lëvizje, Bejtja tha se “indirekt e rrezaton këtë”.

Në lidhje me mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme, Bejtja theksoi se për momentin nuk është opozita që e ka në dorë këtë zhvillim, por mazhoranca.

SHBA e shqetësuar për 2 marsin? Yuri Kim takon Ramën, Metën dhe Bashën

Të fundit

Nuk u shpall fituese e Festivalit të Këngës/ Reagon Elvana Gjata: 10 herë bie, 11 ngrihem

Këngëtarja Elvana Gjata arriti të sigurojë çmimin e dytë në edicionin e fundit të Festivalit të Këngës me këngën e saj...

Live në TikTok, u fut me forcë brenda bankës në Korçë, Policia prangos 38-vjeçarin

Policia e Korçës ka arrestuar autorin e dyshuar se dy ditë më parë ka thyer me forcë derën e hyrjes kryesore të një banke...

A do të ndalohet TikTok në SHBA? Trump: Ndoshta duhet ta mbajmë edhe pak kohë

Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump sugjeroi të dielën (22 dhjetor) se ai mund të mbështesë lejimin e TikTok të vazhdojë të operojë në Shtetet e Bashkuara, të...

Mandarinat e rrezikshme, Ministria e Bujqësisë njoftim të rëndësishëm për konsumatorët

Ministria e Bujqësisë ka bërë një reagim zyrtar në lidhje me ngarkesat me mandarina nga Shqipëria që nuk janë pranuar nga disa vende të Bashkimit...

Rihapet “Fontana dei Trevi”, por me rregulla të reja për turistët

Më në fund turistët do të kenë mundësinë të vizitojnë shatërvanin e Trevit në Romë, pas restaurimit që zgjati 3 muaj dhe që mbylli...

Lajme të tjera

Web TV